Përdorimi i insulinës për herë të parë në trajtimin e diabetit në njerëz

Shëndetësia

Përdorimi i insulinës për herë të parë në trajtimin e diabetit në njerëz

Më: 11 janar 2021 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Mjekët në spitalin e Torontos në Kanada, më 11 janar të vitit 1922, për herë të parë përdorën insulinën për trajtimin e diabetit në njerëz.

Para vitit 1922, personat me diabet të tipit 1 nuk jetonin më shumë se 1 deri 2 vjet. Edhe pse nuk kuron diabetin, insulina është një nga zbulimet më të mëdha në mjekësi, e cilësuar si mrekulli.

Njerëzit me diabet në gjendje të rëndë, me vetëm pak ditë për të jetuar, falë insulinës, shpëtuan dhe u kthyen në jetë normale.

Insulina u zhvillua në laboratorin e Universitetit të Torontos. Katër mjekë e laborantë u morën me këtë punë, por në vitin 1923 vetëm dy mjekët u nderuan me çmimin Nobel për mjekësi; dhe mjekët, personalisht, vendosën ta ndanin shpërblimin Nobel me dy laborantët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat