Gjërat që duhet të dini patjetër para se të bëni ndërhyrje tek buzët

Shëndetësia

Gjërat që duhet të dini patjetër para se të bëni ndërhyrje tek buzët

Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:23
Ilustrim

Nëse do të nevojitej një operacion, ndërhyrje apo trajtim për t’u ndjerë të lumtura në lëkurën tonë, atëherë nuk e justifikon qëllimi mjetin?

Filofozia “Ji e lumtur në lëkurën tënde” është ajo që ka ndihmuar sa e sa femra të kenë vetëbesim e të ndihen mirë me pamjen e tyre.

POR “Nëse duan të bëjnë një ndërhyrje, se kjo është ajo që duan le ta bëjnë”, transmeton lajmi.net. A nuk mund të bëjmë çfarë të duam me trupin tonë, nëse kjo është ajo që na bën të lumtur?

Nëse do të nevojitej një operacion, ndërhyrje apo trajtim për t’u ndjerë të lumtura në lëkurën tonë, atëherë nuk e justifikon qëllimi mjetin?

Deri në momentin kur këto të fundit bëhen për arsyet e duhura, të gjithë duhet të pranojmë se natyraliteti nuk është në shkallë superiore, sidomos në kohët kur bisturia rregullon të gjitha defektet e gjeneve të kombinuara jo aq bukur.

Nëse mendoni po njëlloj dhe në plan të afërt apo të largët doni të bëni buzët lexoni më poshtë te gjitha gjëra që duhet të dini:

1.Bëjini në qendra të specializuara dhe jo në sallone bukurie. Kerkojini mjekut të shihni rezultatet e pacienteve të mëparshme dhe kërkoni një pamje sa më pranë natyrales.

E mira është të mos shkoni me modele të gatshme, sepse çfarë i shkon një fytyre nuk i shkon një tjetre, ndaj duhet të pyesni mjekun tuaj për këshilla.

2.Parapërgatitja: Qëndroni të hidratuar dhe mos merrni ilaçe si aspirina apo iburofeni një javë para, sepse veprojnë si hollues gjaku dhe mund të ndodhë që injeksionet t’ju lënë me shenja.

3.Megjithatë buza është e përshkrueshme nga një sërë venash dhe injektimi i fillerit mund të shkaktojë shenja dhe hematoma, të cilat zbehen për pak ditë.

4.Filleri më i zakonshëm është acidi hialuronik, i cili gjendet në organizmin tonë në trajta natyrale, por me kalimin e viteve , organizmi e humbet atë. Injeksionet me bazë acidi duhet të përsëriten një herë në gjashtë muaj nëse duan që efekti të zgjasë nga 12 deri në 18 muaj.

5.Filleri i mbetur mund të përdoret dhe në zona të tjera të fytyrës.

6.Rezultati është i kthyeshëm në këto raste, pra nëse nuk ju pëlqen mund të injeksoni një përbërës tjetër Hyaluronidase që do të shkrijë fillerin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat