Si të shpëtoni nga hunda e bllokuar?

Shëndetësia

Si të shpëtoni nga hunda e bllokuar?

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Hunda e bllokuar është dukuri e shpeshtë gjatë muajve të dimrit, e shkaktojnë infeksionet, ftohjet virusale dhe ajri i thatë. Nëse dëshironi të shëroheni nga hunda e bllokuar dhe ta forconi imunitetin, ju sjellim ilaçet që i keni në kuzhinën tuaj.

VAJI ETERIK I NENEXHIKUT

Disa pika vaj eterik i vendosni në peshqir. E mbështetni në hundë dhe merrni frymë thellë nja dhjetë herë. HUDHRA Hudhrën e copëtoni dhe e hani me një pjesë bukë, sandviç apo përmes ndonjë shujte tjetër. Kur ta ndieni shijen e tij pikante, merrni frymë disa herë thellë.

UTHULLA E MOLLËS

Vloni gjysmë litër ujë dhe ia shtoni tri lugë uthull molle. Ulni kokën mbi enë, mbuloheni me peshqir dhe merrni frymë thellë mbi avull.

UJI I NJELMËT

Ky është një parandalim i hatashëm, por ndikon edhe te mukoza e dëmtuar. Vloni gjysmë litër ujë dhe i shtoni një lugë kripë deti. Kur të jetë tretur, e ujë të fillojë të ftohet, ulni kokën e mbuluar me peshqir dhe merrni frymë thellë.

XHENXHEFILI

Xhenxhefilin e freskët e qëroni në sallatë, sandviç apo diku tjetër. Nëse shija është tepër pikante, përziejeni me mjaltë dhe e përpini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat