Si ta kuptoni se gjatë natës ‘kërcisni dhëmbët’: Simptomat dhe trajtimet e bruksizmit!

Shëndetësia

Si ta kuptoni se gjatë natës ‘kërcisni dhëmbët’: Simptomat dhe trajtimet e bruksizmit!

Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Bruksizmi është shtrëngimi dhe kërcitja e pavullnetshme e dhëmbëve

Rreth gjysma e popullsisë e bën atë herë pas here. Ndërkohë, 5% e popullsisë janë “të rregullt” në kërcitjen e dhëmbëve.

Shpesh ndodh gjatë gjumit, por disa njerëz e bëjnë edhe kur janë zgjuar.

Zakonisht, një person nuk e kupton se çfarë po bën me dhëmbët e tij. Partneri me të cilin ndan shtratin dhe dëgjon zhurmat, shpesh është i pari që vë re problemin.

Prindërit gjithashtu mund ta dëgjojnë te fëmijët e tyre.

“Kërcitja” e dhëmbëve mund të jetë edhe rezultat i stresit. Për shembull, te disa njerëz ndodh kur janë të zemëruar, duke u përqendruar ose në ankth, shkruan Better Health.

Disa nga simptomat e bruksizmit përfshijnë:

∙ dhimbje koke, dhimbje të nofullës dhe/ose dhimbje veshi
∙ dhimbje e dhëmbëve, veçanërisht menjëherë pas zgjimit
∙ dhimbje dhe/ose ndjesi të ngjashme me mpirjen në pjesën e nofullës, menjëherë pas zgjimit
∙ dhimbje ose ngurtësi në nofullat gjatë përtypjes, veçanërisht gjatë mëngjesit
∙ shtrëngimi i nofullës kur jeni të zemëruar ose të shqetësuar
∙ dhëmbë të ndjeshëm ndaj temperaturës
∙ smalt i dhëmbëve i dëmtuar
∙ ind i ngritur në pjesën e brendshme të faqeve, shkaktuar nga kafshimi
∙ dhëmbë të lirshëm

Disa probleme nga bruksizmi mund të përfshijnë:

∙ dhëmbë të thyer ose mbushje dhëmbësh të prishura
∙ dhimbje nofulle
∙ muskuj të lënduar të nofullës
∙ tendosje në zonën e nofullës
∙ dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj gjërave të nxehta dhe të ftohta
∙ humbje dhëmbësh (e rrallë)
∙ zgjerimi i muskujve të nofullës (i rrallë)

Trajtimi për bruksizmin:

Nëse mendoni se edhe ju i kërcisni dhëmbët, flisni me dentistin tuaj ose një profesionist tjetër të shëndetit oral.

Ata mund të flasin për opsionet e mundshme të trajtimit që përfshijnë:

∙ riparimin e dëmtimit të dhëmbëve
∙ një “roje mbrojtëse” (pajisje) për gojën që mund të mbani natën, për mbrojtje
∙ terapi e menaxhimit të stresit
∙ teknikat e relaksimit
∙ terapi njohëse e sjelljes
∙ hipnoterapi
∙ higjiena e mirë e gjumit, gjumë i rregullt, etj
∙ ushtrime të rregullta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat