Çdo gjë që është e mirë për zemrën tuaj, është gjithashtu e mirë edhe për trurin tuaj

Shëndetësia

Çdo gjë që është e mirë për zemrën tuaj, është gjithashtu e mirë edhe për trurin tuaj

Më: 14 janar 2021 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Ndër faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e demencias janë: mungesa e arsimimit, humbja e shqisave, pirja e duhanit dhe pasiviteti fizik janë theksuar në artikull

Vlerësohet që 47 milionë njerëz në gjithë botën vuajnë nga demencia. Hulumtimi u prezantua në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare “Alzheimer” në Londër, raporton BBC.

Në raportin të cilin e kanë hartuar 24 ekspertë botërorë thuhet që mënyra e jetës e individëve mund të ketë rol të madh në rritjen apo uljen e rrezikut për shfaqje të demencias.

– Demencia diagnostikohet më shpesh në një moshë të vonë, por ndryshimet zakonisht fillojnë të zhvillohen shumë vite para kësaj – ka thënë një profesor i University College London

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që nuk janë në gjendje të mbarojnë shkollën e mesme janë në rrezik më të lartë të demencës, dhe autorët e artikullit këshillojnë që të vazhdojnë të mësuarit gjatë gjithë jetës për të rritur njohuritë kognitive.

Një rrezik tjetër i madh është humbja e dëgjimit në moshën e mesme, e cila mund të çojë, sipas studiuesve, në izolim shoqëror dhe depresion, të cilët janë ndër faktorët e mundshëm të rrezikut për demencë.

Ekspertët kanë dërguar edhe një mesazh kryesor: “Çdo gjë që është e mirë për zemrën tuaj, është gjithashtu e mirë edhe për trurin tuaj.”

Të jetoni pa duhan, me aktivitete fizike, mbajtjen e një peshe të shëndetshme, trajtimin e presionit të lartë të gjakut dhe diabetit, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerit, mund të pakësoni rrezikun e çmendurisë thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat