Shkencëtarët gjejnë shkaqet e astmës

Shëndetësia

Shkencëtarët gjejnë shkaqet e astmës

Më: 15 janar 2021 Në ora: 21:08
Ilustrim

Ju tashmë nuk do të keni më nevojë për të përdorur pompën me ajër kundër bllokimit të frymëmarrjes.

Shkencëtarët e Universitetit Cardiff kanë gjetur shkaktarët astmës. Ata shprehen se ky studim mund të gjejë një kurë për këtë sëmundje brenda 5 viteve.

Sipas eksperimentit të zhvilluar mbi kavje është nxjerrë përfundimi se receptori i perceptimit të kalciumit (CaSR) është shkak i sëmundjes. Në pacientët me astmë, ky receptor është tepër aktiv dhe shkakton ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Prandaj edhe simptomat e astmës janë: kollitje, ngushtim në kraharor, vështirësi në frymëmarrje.

Pas zbulimit të qelizave të cilat shkaktojnë problemin, studiuesit zbuluan se ekzistojnë që mund të çaktivizojnë këto qeliza dhe të ndërpresin simptomat.

Caltilytics, një receptor kalciumi i përdorur për të trajtuar problemet e kockave, mund të jetë zgjidhja e shumëkërkuar nga pacientët.

Astma prek rreth 25 milion njerëz vetëm në SHBA dhe 5 % prej tyre nuk u bëjnë efekt trajtimet aktuale të astmës si sëmundje e mushkërive.
Nëse ky hulumtim rezulton i suksesshëm kjo sëmundje nuk do të jetë më problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat