Dhënia e ujit pas muajit të 6-të të foshnjave, këshilla të vlefshme për prindërit

Shëndetësia

Dhënia e ujit pas muajit të 6-të të foshnjave, këshilla të vlefshme për prindërit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 07:53
Ilustrim

Deri në moshën 6 muajshe, foshnja nuk ka nevojë për konsumimin e ujit pasit gjithçka e nevojshme merret nëpërmjet qumështit të gjirit. Pasi të fillohet me ushqim mund ti japim bebit disa pika ujë por pas ushqimit.

Cili ujë do të ishtë më i mirë për fëmijën?

Për fëmijën duhet të përdoret ujë oligomineral, që është posaçërisht për foshnja dhe prëmban minerale me vlera të duhura. Asnjëherë nuk duhet t’i jepet ujë me gaz. Gjithashtu, këshillohet që uji i blerë të jetë në shishe të xhamit.

A mund t’i jap fëmijës ujë të kroit?

Nëse uji që del nga rubineti juaj është deklaruar i pijshëm, ju mund t’ja jepni atë fëmijës tuaj pa problem, pasi kjo do të thotë se ai është baktereologjikisht i pastër, i përgjigjet kërkesave të caktuara fiziko-kimike si dhe nuk përmban substanca të dëmshme.

Por për të qenë më të sigurtë uji duhet të vlohet e pasi të ftohet mund ti jepet për konsum bebes.

Pas 10 minuta vlimi uji të zakonshëm është i sigurt.

Por KUJDES i veçantë duhet të bëhet posaçërisht me ujin e foshnjës sepse assesi nuk duhet të ri-vlohet.
Kur ri-vlohet uji rriten gjasat që të lirohen disa kimikale të padëshirueshme që gjinden në ujë. Mineralet e shëndetshme mund të bëhen shumë të dëmshme, veçanërisht kur konsumohen në sasi të mëdha.

Uji i blerë poashtu nuk ka nevojë të vlohet sepse mineralet e nevojshme largohen dhe krijohet një shtresë sikurse krip gjë që ndodh si shkak i largimit të mineraleve. Mund të ngrohet shumë pak për përgatitjen e ushqimit por jo të vlohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat