Çrregullimi bipolar: Sëmundja mendore që prek edhe fëmijët, simptomat, shkaqet dhe trajtimi

Shëndetësia

Çrregullimi bipolar: Sëmundja mendore që prek edhe fëmijët, simptomat, shkaqet dhe trajtimi

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Edhe pse çrregullimi bipolar është një gjendje e përjetshme, ju mund të menaxhoni ndryshimet e humorit dhe simptomat e tjera duke ndjekur një plan trajtimi. Në shumicën e rasteve, çrregullimi bipolar trajtohet me medikamente dhe këshillim psikologjik (psikoterapi).

Simptomat e bipolaritetit:

Ekzistojnë disa lloje të çrregullimeve bipolare. Ato mund të përfshijnë mani ose hipomani dhe depresion. Simptomat mund të shkaktojnë ndryshime të paparashikueshme në gjendjen shpirtërore dhe sjellje, duke rezultuar në shqetësime dhe vështirësi të konsiderueshme në jetë.

Çrregullimi bipolar I: pasohet nga episode hipomanie ose depresive të mëdha. Në disa raste, mania mund të shkaktojë një shkëputje nga realiteti (psikozë).

Çrregullimi bipolar II: ndodh në rastet kur ju keni pasur të paktën një episod të madh depresiv dhe të paktën një episod hipomanik, por kurrë nuk keni pasur një episod maniak.

Çrregullimi ciklotimik: e keni pasur të pasktën 1 ose 2 vite në adoleshencë ose fëmijëri. Përfshin periudha të hipomanisë dhe simptoma depresive.

Llojet e tjera: përfshijnë çrregullimet bipolare që vijnë si pasojë e përdorimit të disa medikamenteve, alkoolit etj. P,sh sëmundja Cushingm, skleroza e shumfishtë ose goditja në tru.

Megjithëse çrregullimi bipolar mund të ndodhë në çdo moshë, zakonisht diagnostikohet në vitet e adoleshencës ose në fillim të të 20-ave. Simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person, dhe simptomat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

Mania dhe hipomania

Mania dhe hipomania janë dy lloje të dallueshme çrregullimesh, por ato kanë të njëjtat simptoma. Mania është më e rëndë se hipomania dhe shkakton probleme më të dukshme në punë, shkollë dhe aktivitete sociale, si dhe vështirësi në marrëdhëniet sociale. Mania gjithashtu mund të shkaktojë një shkëputje nga realiteti (psikozë) dhe të kërkojë shtrimin në spital.

Të dyja llojet e çrregullimeve maniake dhe hipomanike përfshijnë tre ose më shumë nga këto simptoma:

Anormalisht optimist

Rritja e aktivitetit, energjisë ose agjitacionit

Ndjenja e ekzagjeruar e mirëqenies dhe vetëbesimit (eufori)

Nevoja e zvogëluar për gjumë

Fjalë të pazakonta

Mendime garuese

Shpërqendrim

Marrja e vendimeve të kota (që s’ju hyjnë në punë)

Episod i madh depresiv

Gjendja e depresionuar, e tillë si ndjenja e trishtimit, bosh, i/e pashpresë, i/e përlotur (tek fëmijët dhe adoleshentët) mund të duket si nervozizëm. Ja disa simptoma të tjera:

Humbje e theksuar e interesit ose kënaqësisë

Pagjumësi ose gjumë i tepërt

Ndjenjë shqetësimi dhe ankthi

Lodhje dhe humbje e energjisë

Ndjenja e pavlefshëmrisë ose fajit të tepërt

Zvogëlimi i aftësisë për të menduar ose për t’u përqëndruar

Të menduarit ose përpjekja për t’i bërë keq vetes etj.

Karakteristikat e çrregullimit bipolar:

Shenjat dhe simptomat e çrregullimeve bipolare I dhe bipolare II mund të përfshijnë edhe elemente  të tjera, të tilla si ankth, melankoli, psikozë ose të tjera. Koha e simptomave bipolare mund të ndryshojë në periudha të caktuara të vitit.

Simptomat tek fëmijët dhe adoleshentët

Simptomat e çrregullimit bipolar mund të jenë të vështira për t’u identifikuar tek fëmijët dhe adoleshentët. Shpesh është e vështirë të thuash nëse këto janë ulje dhe ngritje normale të humorit, rezultate të stresit ose traumës, apo shenja të një problemi të shëndetit mendor përveç çrregullimit bipolar.

Fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë episode të mëdha depresive ose maniake ose hipomanike, por modeli mund të ndryshojë nga ai i të rriturve me çrregullime bipolare, dhe  gjendjet shpirtërore mund të zhvendosen me shpejtësi gjatë episodeve. Disa fëmijë mund të kenë periudha pa simptoma humori midis episodeve.

Kur të vizitoni një mjek?

Nëse keni ndonjë simptomë depresioni ose manie, vizitoni mjekun tuaj ose profesionistin e shëndetit mendor. Çrregullimi bipolar nuk bëhet më mirë vetë. Marrja e trajtimit nga një profesionist i shëndetit mendor me përvojë në çrregullimin bipolar mund t’ju ndihmojë të merrni nën kontroll simptomat tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat