​Një shkas i pazakontë për migrenën

Shëndetësia

​Një shkas i pazakontë për migrenën

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Mirgrena ka edhe një shkaktar të pazakontë.

Sipas një studimi nga Universiteti i Cincinnati, një stuhi e shoqëruar nga bubullima rrit rrezikun e dhimbjeve të kokës me 31 për qind dhe rrezikun e migrenës në pacientët kronikë me 28 për qind (mjafton që rrufeja të godasë edhe 40 km larg një personi për të shkaktuar pasoja të tilla),.

Studiuesit arritën në përfundimin se rrufeja ka një efekt në dhimbje koke pavarësisht nga katastrofat e tjera të motit.

Arsyeja e saktë nuk është e qartë, por shkencëtarët supozojnë se valët elektromagnetike të lëshuara nga rrufeja mund të jenë shkas.

Rrufeja gjithashtu rrit vëllimin e ozonit në ajër dhe ai transmeton më lehtë spore të kërpudhave që mund të sjellin migrenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat