Shqiptarët janë duke e tepruar me vitamina

Shëndetësia

Shqiptarët janë duke e tepruar me vitamina

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht nga fazat e ndryshme të jetës.

Përballja me sëmundje të ndryshme që organizmi mund të zhvillojë është sigurisht shumë e vështirë dhe e mundimshme.

Ajo çfarë është e rëndësishme, është kujdesi që secili duhet t’i kushtojë mirëqenies dhe shëndetit të tij.

Sipas ekspertëve përtej kurimit të saktë, parandalimi i sëmundjeve me anë të jetës së shëndetshme është elementi kyç për një jetë të gjatë.

Megjithëse mund të duket sikur ndikimi i tyre në organizëm nuk është i menjëhershëm, vitaminat janë thelbësore për shëndetin.

Por sipas të dhënave të plakja e popullsisë dhe rritja e interesit për parandalimin e rreziqeve ndaj shëndetit, kanë nxitur shitjet e vitaminave edhe në Shqipëri.

Si tendencë në të gjithë botën, njerëzit gjithnjë e më shumë po kuptojnë vlerën e të qenit i shëndetshëm, ndaj dhe vitaminat janë kthyer në pikën më thelbësore.

Rritja e imunitetit është një nga qëllimet kryesore të njerëzve që marrin multivitamina dhe suplemente, thekson mjekja Denisa Nika, nëndrejtoreshë e QSUT për Monitor.

Në nivel global, tregu vlerësohet në 82 miliardë dollarë, me afërsisht 28% të saj në SHBA.

Çfarë ndodh kur e teproni me Vitaminat?
Nëse merrni më shumë vitaminë C apo zink nga se ju kërkon trupi juaj, do të reagoj duke shkaktuar dhimbje stomaku, diarre dhe të përziera.

Teprimi me selenium, shkakton rënien e flokëve, lodhje dhe dëmtim të nervave.

Gjithashtu nivele toksike të vitaminës A dhe D shkakton probleme me gjumin, përqendrimin por edhe me mpirje të gjymtyrëve.

Nëse e teproni me mineralet si hekuri, kalciumi apo kaliumi do të rrisni rrezikun e problemeve me veshkat.

Përse vitaminat dhe mineralet po konsumohen kaq shumë?
Një nga arsyet kryesore është pikërisht ndërgjegjësimi i popullsisë.

Ndërgjegjësimi, sigurisht që është diçka pozitive, pasi informon në mënyrën e duhur popullsinë për rëndësinë e vitaminave.

Në këtë pjesë ka qenë prezent edhe AgroWeb.org, përmes artikujve të shumtë që ka publikuar.

Por mesa duket ndërgjegjësimi ka shkaktuar një mbi përdorim të vitaminave.

Një tjetër faktor është plakja e popullsisë.

Duke qenë se trupi i njeriut me kalimin e moshës ka nevojë për më shumë vlera ushqimore se zakonisht, ndaj dhe vitaminat janë të parat që blihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat