Paralajmërohet një tjetër goditje e Covid nëse të vaksinuarit veprojnë kështu

Shëndetësia

Paralajmërohet një tjetër goditje e Covid nëse të vaksinuarit veprojnë kështu

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Njerëzit e vaksinuar gabimisht besojnë se ata janë të lirë për të lëvizur kudo dhe shoqërohen me njerëz të tjerë pavarësisht nga një kërcënim i vazhdueshëm i koronavirusit.

Prof. David Halpern, kryetari i Ekipit të Vështrimeve të Sjelljes në Mbretërinë e Bashkuar, tha se sondazhet tregojnë se ata që kanë marrë një dozë të parë të vaksinës kundër Covid, po përgatiten të takojnë familjen dhe miqtë, gjë që mund të rezultojë në një goditje tjetër të virusit.

“Ne patjetër shqetësohemi që njerëzit ndiejnë se, në momentin që marrin vaksinën, mund të lëvizin dhe takojnë këdo”, u tha ai deputetëve në administratën publike dhe komitetin e çështjeve kushtetuese.

Vaksina ofron mbrojtje më të mirë 12 deri në 14 ditë pas dozës së dytë. Ekspertët këshillojnë nisjen e një fushate të ndërgjegjësimit publik për të theksuar nevojën për të ndjekur kufizimet pas marrjes së vaksinës. Disa njerëz mendojnë, gabimisht, se efekti i vaksinës është absolutisht i menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat