Dhimbjet e forta menstruale shkaktohen nga ky faktorë

Shëndetësia

Dhimbjet e forta menstruale shkaktohen nga ky faktorë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:55
Ilustrim

Prostaglandini është një kimikat i pranishme në pjesë të ndryshme të trupit tuaj, përfshirë edhe mitrën.

Funksioni kryesor i tij është në rregullimin e temperaturës së trupit dhe rregullimin e inflamacionit, por gjithashtu shkakton kontraktime në muskujt e mitrës gjatë ciklit menstrual shkruan Parenting.FirstCry.

Këto kontraktime të shkaktuara nga prostaglandini mund të çojnë drejt dhimbjeve të forta menstruale.

Nga dhimbjet e forta menstruale shpeshherë mund të shfaqen këto tre efekte anësore të cilat mund të ndikojnë në aftësinë e konceptimit te gratë, si:

-Sëmundja inflamatore e legenit: Zakonisht shkaktohet nga infeksionet e transmetuara seksualisht, por edhe nga infeksionet e ndryshme.

-Endometrioza: Është një gjendje e cila ndikon në pjellorinë e një gruaje.Endometrioza mund të diagnostifikohet lehtë përmes një procedure laparoskopike.Sidoqoftë, nëse keni ngërçe gjatë ciklit menstrual kjo nuk do të thotë se keni endometriozë dhe nuk mund të konceptoheni.

-Adenomyoza: Adenomyzoa mund të shkaktohet nga luhatjet e hormoneve në trupin tuaj, përfshirë progesteronin, hormonin stimulus të gjëndrave dhe estrogjenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat