Ushqimet me të cilat humbni peshë. Lajm i mirë: çokollata e zezë mes tyre

Shëndetësia

Ushqimet me të cilat humbni peshë. Lajm i mirë: çokollata e zezë mes tyre

Më: 21 janar 2021 Në ora: 14:58
Ilustrim

Po, e vërtetë! Çokollata e zezë, kokoshkat dhe frutat e thata ju bëjnë të bini në peshë.

Nëse doni të mos shtoni peshë, por edhe të konsumoni ushqimet që keni më shumë qejf ka një zgjidhje. Këto ushqime do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur edhe pse kanë shumë pak kalori. Ndjesa e ngopjes që ju japin doju bëjë të konsumoni më pak ushqim se zakonisht, duke marrë më pak kalori.

– Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë, jo vetëm ndihmon në humbjen e peshës, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore. Ajo mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe të ulë riskun e sëmundjeve të zemrës. Çokollata e zezë mund të ulë nivelin e ghrelinës në trup, një hormon që rrit oreksin.

– Frutat e thata

Përzieni lloje të ndryshme të frutave të thata. Ato janë të pasura më yndyrna të pangopura,omega-3, fibra dhe vitaminë. Përfshirja e tyre në dietën tuaj mund të nxisë humbjen e peshës. Konsumoni sasi të kontrolluara.

– Kokoshka

Kokoshkat janë të lehta e të shëndetshme. Përmbajnë protetina dhe shumë vitamina e minerale, përfshirë kalciumin,kaliumin, vitaminën A dhe K. Përpiquni t’i konsumonipa sheqer dhe pa kripë, pasi mund të përmbajnë më shumë kalori. Sugjerohet t’i zëvëndësoni patatinat me kokosha.

– Vezë të ziera

Me vlera ushqyuese dhe proteina, një ose më shumë vezë të ziera mund t’ju japin idenë se keni ngrënë një vakt të plotë. Mund t’i vendosni në një tost, apo të bëni receta të tjera me to.

– Kos pa yndyrë

Kosi është një burim i mirë proteinash. Ju jep një ndjesi ngopjeje dhe ka pak kalori. Mund të përdorni edhe kos me pak yndyrë. Më e mira është të konsumohet thjeshtë, por mund t’i shtoni edhe fruta të thata, manaferra,boronica dhe fruta të tjera./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat