Si t’i kuptoni simptomat e para të trashjes së gjakut

Shëndetësia

Si t’i kuptoni simptomat e para të trashjes së gjakut

Më: 24 janar 2021 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Të jesh i vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e para të ngjizjes apo koagulimit të gjakut, ju ndihmon të parandaloni shumë probleme me zemrën.

Ngjizja e gjakut është një problem mjaft i shpeshtë, i cili shkaktohet nga trashja e gjakut dhe formimi i pllakave në arterie dhe vena.

Ngjizja e gjakut zakonisht ndodhë në dy forma. Njëra formë është tromboza, e cila mund të jetë e lokalizuar në një regjion të caktuar, dhe tjetra është embolizimi apo përhapja e koagulimit në të gjithë trupin.

Disa njerëz janë më të rrezikuar të zhvillojnë një çrregullim të tillë. Sipas ekspertëve , faktorët të cilët e rrisin rrezikun e zhvillimit të një problem të tillë janë:

Marrja e kontraceptivëve

Qëndrimi ulur për kohë të gjatë

Duhanpirja

Mosha

Historia familjare

Shtatzënia

Diabeti

Disa nga shenjat e para, që tregojnë se jeni të rrezikuar nga një bllokim arterial janë:

Dhimbje gjoksi

Kollë me sekrecion

Ethe

Puls i shpejtë

Djersitje

Diarre

Lodhje kronike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat