Vaksina anti-covid – Macet dhe qentë do të duhet të vaksinohen gjithashtu

Shëndetësia

Vaksina anti-covid – Macet dhe qentë do të duhet të vaksinohen gjithashtu

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Koronavirusi mund të infektojë një sërë speciesh, përfshirë macet dhe qentë, prandaj edhe ato shfaqin rrezik për infektimin e njerëzve.

Kafshët më të dashura të njerëzve, sidomos ato shtëpiake do të duhet të vaksinohen kundër Covid-19, në mënyrë që të shmanget shpërndarja e virusit më tutje.

Covid-19 mund të infektoj një sërë gjallesash, përfshirë macet dhe qentë, prandaj ekspertët nga Universiteti East Anglia dhe Universiteti Minnesota, mendojnë se edhe ato duhet të vaksinohen

Ata thonë se evolucioni i virusit në kafshë, i kombinuar me transmetimin e tij tek njerëzit, rrezikon të bëhet rrezik afatgjatë për shëndetin publik.

Për ata që mbajnë kafshë shtëpiake, vaksinimi i tyre mund të bëhet i nevojshëm në mënyrë që të shmanget infektimi i mëtutjeshëm i njerëzve.

Vitin e kaluar, qeveria e Danimarkës u desh të vriste me miliona vizon (lloj brejtësi) pasi u kuptua se me qindra raste të infektimit me koronavirus ishin të lidhura me variantet e virusit që u modifikuan tek vizonët.

Mirëpo për momentin kafshët shtëpiake nuk mendohet të paraqesin rrezik. Gjithsesi, vaksinat edhe për kafshë mendohet se do të fillojnë të zhvillohen, në mënyrë që të parandalohet rreziku.

Por për momentin kjo është e vështirë, sepse nevojat për vaksina njerëzore akoma nuk janë përmbushur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat