Studimi i fundit, mësoni çfarë sjell gjumi i drekës

Shëndetësia

Studimi i fundit, mësoni çfarë sjell gjumi i drekës

Më: 28 janar 2021 Në ora: 08:04
Ilustrim

Sipas një studimi të shkencëtarëve kinezë, gjumi i drekës do të reflektojë përfitime në trurin tuaj.

Shkencëtarët në Qendrën e Shëndetit Mendor në Shanghai, kanë zhvilluar një hulumtim për të shqyrtuar ndikimet e gjumit të drekës mbi trurin.

Janë marrë në vëzhgim 2.200 persona në qytetet Pekin, Shanghai dhe Xian. Sipas kësaj 1.520 pjesëmarrës fjetën më pak se 2 orë në mesditë, ndërsa 680 qëndruan të zgjuar.

Më pas pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve të aftësisë mendore të tilla si aftësitë vizuale-hapësinore, kujtesa afatshkurtër, kohëzgjatja e vëmendjes, zgjidhja e problemeve, vetëdija hapësinore dhe rrjedhshmëria verbale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat