Ushqimet e pasura me magnez që ju ndihmojnë të qetësoheni para se të flini

Shëndetësia

Ushqimet e pasura me magnez që ju ndihmojnë të qetësoheni para se të flini

Më: 28 janar 2021 Në ora: 08:21
Ilustrim

Shpesh na thuhet se nuk është mirë të ushqehemi para se të shkojmë në shtrat. Por a e dini se nëse trupit tuaj i mbaron karburanti, truri juaj do të aktivizojë kortizolin? Nëse kjo ndodh në mes të natës, mund të prishë vetëm gjumin tuaj. Sipas psikologut klinik dhe specialistit të gjumit Michael J. Breus, “Ju nuk duhet të shkoni në shtrat të rënduar, por gjithashtu nuk duhet të flini të uritur”.

Cili ushqim mund të jetë më i mirë për t’u konsumuar para gjumit dhe që ju ndihmon të flini më mirë, sesa ai i pasur me magnez? Magnezi është i rëndësishëm për shumë funksione në trup, duke përfshirë gjumin, kështu që herën tjetër që dëshiron të hani para gjumit, këto janë pesë opsionet që duhet të kërkoni.

Banane

Bananet janë të parat në listë, sepse jo vetëm që përmbajnë sasi të larta të magnezit, por edhe kalium. Të dyja mund të inkurajojnë relaksimin, i cili është pikërisht ai që ju po kërkoni para gjumit.

Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë përmban gjithashtu magnez. Dhe le të jemi të sinqertë, kujt i duhet një justifikim për pak çokollatë para gjumit?

Arra & fara

Nga farat e kungullit, arrat dhe farat tuaja të preferuara ka të ngjarë të kenë një sasi të mirë të magnezit. Një racion bajame ka 80 miligramë magnez. Farat e kungullit kanë 168 miligramë për racion.

Qiqra

Edhe qiqrat nuk mungojnë në këtë listë, me gjysmë filxhani që ofron rreth 115 miligramë magnez për çdo racion. Përziejini ato në një humus të shijshëm, piqini me erëzat tuaja të preferuara për një meze të lehtë krokante, ose hajini siç janë dhe do të jeni gati për të fjetur brenda pak kohe.

Një shtesë e magnezit

Dhe së fundmi, ndërsa nuk doni një meze të lehtë, shtesa e magnezit mund të merret çdo ditë me ujë si pjesë e rutinës tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat