Foshnja tremuajshe infektohet me koronavirus

Shëndetësia

Foshnja tremuajshe infektohet me koronavirus

Më: 28 janar 2021 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Një foshnjë tremuajshe në Rodos është infektuar me koronavirus. Mediat raportojnë se foshnja është duke marrë kujdes shëndetësor në Klinikën Pediatrike.

Duke folur për mediat, drejtuesi i spitalit Grigoris Roumanis, vlerësoi se është e mundur që në familjen e foshnjës të jetë ndonjë anëtar i infektuar dhe kështu e ka marrë edhe ajo.

Prandaj në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shëndeti Publik po bëhet edhe testimi i familjarëve të saj.

“Për momentin, foshnja nuk paraqet probleme të veçanta klinike”, shtoi Roumanis, duke theksuar se është rasti i vetëm që trajtohet me Covid-19 në Spitalin e Rodosit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat