Ky bar i cili merret pa recetë të mjekut, mund të jap rezultate të mira kundër koronavirusit

Shëndetësia

Ky bar i cili merret pa recetë të mjekut, mund të jap rezultate të mira kundër koronavirusit

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:12
Ilustrim

Koronavirusi i ri ka provuar të jetë një armik i frikshëm për komunitetin shkencor, veçanërisht kur bëhet fjalë për të kuptuar më mirë se si mund të trajtohet ose ndalet ky infeksion.

Për fat të mirë, kërkimi i palodhur në këtë fushë ka prodhuar disa rezultate premtuese, përfshirë disa vitamina dhe minerale që mund të ndihmojnë në parandalimin e rasteve të rënda shkruan Best Life.

Por një studim i ri ka zbuluar se një bari pa recetë ka aftësinë për të mbytur koronavirusin, duke e bërë atë një armë të mundshme në luftën kundër sëmundjes.

Një spërkatës për hundën është gjetur që neutralizon koronavirusin.

Sipas një studimi in vitro të postuar me 21 dhjetor që nuk është rishikuar nga kolegët, studiuesit nga Universiteti Northwestern dhe Universiteti Shtetëror i Utah testuan efektivitetin e një spreji të hundës pa recetë të njohur si ‘Xlear Sinus Care’ kundër kulturave të SARS- CoV-2 virus që shkakton Covid-19.

Përbërësit e sprejit përfshijnë 11 përqind ksilitol – një përbërje kimike e përdorur zakonisht si një ëmbëlsues që autorët e studimit raportojnë se ka zvogëluar ashpërsinë e infeksioneve virale – si dhe 0.2 përqind ekstrakt të farës së grejpfrut dhe 0.85 përqind të kripës.

Rezultatet treguan se pas 25 minutash kohë kontakti, sasia e virusit aktiv u ul në mënyrë dramatike nga ekstraktit i farës së grejtfrutit dhe ishte neutralizuar nga ksilitoli.

Terapia e kombinuar me këta dy përbërës mund të parandalojë përhapjen e infeksioneve të frymëmarrjes virale jo vetëm për SAR-CoV-2 por edhe për H1N1 në të ardhmen ose për epidemitë e tjera virale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat