Covid-19 mund të ndikojë në numrin dhe shëndetin e spermatozoideve, zbulon studimi i ri

Shëndetësia

Covid-19 mund të ndikojë në numrin dhe shëndetin e spermatozoideve, zbulon studimi i ri

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:16
Ilustrim

Meqenëse koronavirusi i ri ka ekzistuar vetëm që nga fundi i vitit 2019, është e vështirë të kuptosh plotësisht efektet e mbetura që Covid do të lë tek njerëzit në vitet që vijnë.

Megjithëse studiuesve dhe mjekëve u duhet më shumë kohë për të zbuluar të gjitha efektet afatgjata që Covidi mund të lë pas, studimet e fundit kanë filluar të eksplorojnë se si virusi mund të ndikojë në trup përtej simptomave standarde, shkruan Best Life.

Këtë javë, një studim i ri zbuloi se koronavirusi mund të ndikojë në cilësinë e spermatozoideve dhe në këtë mënyrë të ketë ndikim në fertilitetin e burrave.

Hulumtimi i ri nga Universiteti Justus-Liebig në Gjermani përcaktoi se Covidi mund të ndikojë negativisht në cilësinë e spermës dhe të zvogëlojë pjellorinë e burrave.

Studiuesit thanë në një deklaratë se gjetjet e tyre treguan se virusi mund të shkaktojë “rritje të vdekjes së qelizave të spermës, inflamacion dhe stres oksidativ, duke rezultuar në cilësi më të ulët të spermës dhe potencialisht në uljen e pjellorisë”.

Sipas gjetjeve të tyre, përqendrimi, cilësia, lëvizshmëria dhe forma e spermës ishin ndikuar negativisht nga Covid-19.

Studiuesit gjithashtu arritën në përfundimin se sa më e rëndë të ishte sëmundja, aq më shumë kishte dëmtime në qeliza e spermatozoideve.

“Këto efekte në qelizat e spermatozoideve shoqërohen me cilësi më të ulët të spermatozoideve dhe  duke ulur potencialin e pjellorisë“.

“Megjithëse këto efekte kishin tendencë të përmirësoheshin me kalimin e kohës, ato mbetën dukshëm dhe anormalisht më të larta tek pacientët me Covid-19” tha Behzad Hajizadeh Maleki studiuesi kryesor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat