Nga shtatzënia tek ushqimet super të kripura, e dini cilët janë 5 shkaktarët kryesorë të variçeve?

Shëndetësia

Nga shtatzënia tek ushqimet super të kripura, e dini cilët janë 5 shkaktarët kryesorë të variçeve?

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Venat varikoze ose variçet janë dilatacione (zgjerime) të venave të këmbës. Çdo venë mund të bëhet varikoze, por, ato që preken më shpesh janë venat e gjymtyrëve të poshtme. Për shumë njerëz, venat varikoze janë thjesht një shqetësim estetik, kurse për shumë të tjerë mund të jenë një shqetësim i mirfilltë shoqëruar me ndjesinë e dhimbjes dhe parehatisë, si dhe sinjalizojnë probleme të qarkullimit të gjakut. Variçet shfaqen tek të dyja gjinitë, por predispozitën më të madhe e paraqesin femrat, të cilat edhe e vuajnë më shumë praninë e tyre. Në Living kemi folur vazhdimisht për këtë temë, por sot do ju flasim për shkaktarët e variçeve: 

1.Shtatzënia: Një nga shkaqet më të zakonshme të variçeve është shtatzënia. Gjatë shtatzënisë, sasia e gjakut në trupin e gruas rrites më shumë se zakonisht, ndërsa sasia e gjakut që rrjedh nga këmbët drejt legenit zvogëlohet. Si rrjedhojë formohen edhe variçet e para.

2.Qëndrimi këmbëkryq: Janë të shumta gratë që zgjedhin të qëndrojnë këmbëkryq në punë, në shtëpi, në autobus etj etj, por ky lloj qëndrimi ndryshon mënyrën e qarkullimit të gjakut në të gjithë trupin tuaj dhe bëhet shkak për shfaqjen e variçeve.

3.Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë: Kur qëndroni ulur për shumë kohë, rrezikoni të keni probleme me variçet si pasojë e akumulimit të tepërt të gjakut në gjymtyrët e poshtme.

4.Abuzimi me kripën: Ushqimet e kripura janë një tundim për këdo, por jo vetëm, ato mund të ndikojnë direkt në venat tuaja. Abuzimi me ushqimet e kripura çon në mbajtjen e ujit, si pasojë kjo gjë ndikon në zgjerimin e venave. gjë që vë një sasi të konsiderueshme presioni mbi presionin e gjakut.

5.Mbajtja e takave të larta: Kujdes me takat e larta, mund t’i mbani në raste ose festa të caktuara, por jo çdo ditë pasi këmbët tuaja janë të parat që do të vuajnë përdorimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat