Vagjinizmi, sëmundja që prek vetëbesimin tuaj: Llojet, shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Shëndetësia

Vagjinizmi, sëmundja që prek vetëbesimin tuaj: Llojet, shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Për disa gra, muskujt vagjinalë në mënyrë të pavullnetshme ose këmbëngulëse tkurren kur ndodh penetrimi vagjinal. Kjo quhet vagjinizëm (vaginismus)

Kontraktimet mund të parandalojnë marrëdhëniet seksuale ose ta bëjnë atë shumë të dhimbshme.

Kjo mund të ndodhë:

– teksa partneri përpiqet të penetrojë
– kur një grua vendos një tampon
– kur një grua preket afër zonës intime

Vagjinizmi nuk ndikon te dëshira seksuale, por mund të ndalojë penetrimin. Ky mosfunksionimi seksual mund të ndodhë si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat dhe zakonisht mund të kurohet.

Nuk është faji juaj dhe nuk është asgjë për t’u turpëruar. Sidoqoftë, këto çrregullime mund të ndikojnë te marrëdhënia dhe cilësinë e jetës suaj.

Ekspertët nuk e dinë saktësisht se sa gra kanë vagjinizëm, por gjendja konsiderohet të jetë e pazakontë.

Llojet e vagjinizmit

Vagjinizmi klasifikohet në dy lloje:

– primar: kur penetrimi vaginal nuk është arritur kurrë
– sekondar: kur penetrimi vaginal është arritur një herë, por nuk është më i mundur

Disa gra përjetojnë vagjinizëm pas menopauzës. Kur nivelet e estrogjenit bien, mungesa e lubrifikimit dhe elasticitetit vaginal e bën marrëdhënien të dhimbshme, stresuese ose të pamundur.

Shkaqet e vagjinizmit

Jo gjithmonë ka një arsye. Gjendja mund të lidhet me:

– abuzimin seksual ose trauma të kaluara
– marrëdhënie të dhimbshme të mëparshme
– faktorë emocionalë

Në disa raste, nuk gjendet një shkak i drejtpërdrejtë. Për të dhënë një diagnozë, mjeku do të bëjë një test fizik dhe do të pyesë për historinë mjekësore dhe seksuale.

Simptomat e vagjinizmit

Shtrëngimi i pavullnetshëm i muskujve të vagjinës është simptoma kryesore e vagjinizmit, por ashpërsia e gjendjes ndryshon midis grave. Në të gjitha rastet, shtrëngimi i vagjinës e bën penetrimin e vështirë ose të pamundur.

Nëse keni vagjinizëm, nuk mund të kontrolloni ose të ndaloni tkurrjet e muskujve të vagjinës. Vagjinizmi mund të ketë simptoma shtesë, duke përfshirë frikën nga penetrimi i vagjinës dhe dëshira e zvogëluar seksuale.

Gratë me vagjinizëm shpesh raportojnë një dhimbje djegieje ose pickimi.

Nëse keni vagjinizëm, nuk do të thotë që do të pushoni së shijuari aktivitetet seksuale fare. Gratë që kanë këtë gjendje mund të ndiejnë kënaqësi seksuale dhe të kenë orgazma.

Shumë aktivitete seksuale nuk përfshijnë penetrim, duke përfshirë:

– seks oral
– masazh
– masturbim

Diagnostikimi i vagjinizmit

Simptomat shpesh ndryshojnë nga një grua në tjetrën dhe mjeku mund të pyesë:

– kur e keni vënë re për herë të parë problemin
– sa shpesh ndodh
– çfarë duket sikur e shkakton

Mundësitë e trajtimit të vagjinizmit

1. Terapi dhe këshillim seksual: Edukimi zakonisht përfshin të mësosh rreth anatomisë tënde dhe çfarë ndodh gjatë kënaqësisë dhe marrëdhënies seksuale. Merrni informacione edhe për muskujt e përfshirë në vagjinizëm. Kjo mund t’ju ndihmojë të kuptoni se si funksionojnë pjesët e trupit dhe se si trupi juaj përgjigjet. Këshillimi mund t’ju përfshijë vetëm ose me partnerin.

2. Zgjeruesit e vagjinës: Mjeku mund t’ju rekomandojë të mësoni si të përdorni zgjeruesit e vagjinës.

3. Fizioterapi: Nëse e keni të vështirë të përdorni zgjeruesit e vagjinës, këshillohuni me fizioterapistë që janë të specializuar për zonën e legenit.

Të jetosh me vagjinizëm

Është e rëndësishme të mbani mend që nuk ka asgjë për t’u turpëruar. Biseda me partnerin për ndjenjat dhe frikën tuaj mbi marrëdhëniet seksuale mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetësuar.

Mjeku dhe terapisti mund t’ju ofrojë metoda relaksuese. Eksperimentoni dhe kuptoni se çfarë funksionon për ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat