Sa rrezik për infektim ka aty ku prekim më shumë?

Shëndetësia

Sa rrezik për infektim ka aty ku prekim më shumë?

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Rreziku i infektimit me koronavirusi nga prekja e sipërfaqeve të përdorura shpesh si ATM-të, pompat e benzinës (kryesisht jashtë) apo prekja e butonave tek vendkalimet për këmbësorët është i ulët. Shkencëtarët amerikanë morën qindra mostra edhe nga dyert e supermarketeve dhe kutitë postare mes muajve prill dhe qershor të vitit të kaluar dhe u zbuluan grimca të virusit me vetëm 8 %. Që do të thotë sasi kaq e vogël sa rreziku është tepër i ulët

‘Rreziku i vlerësuar i infeksionit nga prekja e një sipërfaqe të ndotur rezultoi i ulët, më pak se pesë në 10,000. Kjo sugjeron që fomitet (objektet që mund të kenë infeksion) luajnë një rol minimal në transmetimin e komunitetit SARS-CoV-2’, thuhet në studim.

Sipas shkencëtarëve, kjo tregon se kollitja, teshtitja apo bisedat mes njerëzve afër njëri tjetrit janë mënyrat kryesore të transmetimit të infeksionit.  Në gjuhen shkencore, pikat e aerosolit janë mënyra kryesore e transmetimit të virusit mes njerëzve. Pavarësisht rezultateve të studimit, ekspertët bëjnë thirrje që të vijohet me larjen e shpeshtë të duarve për të qenë më të sigurt. Pasi virusi është i aftë të hyjë në trup nga duart që prekin hundën dhe gojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat