Shenjat që tregojnë se zemra juaj nuk po punon siç duhet

Shëndetësia

Shenjat që tregojnë se zemra juaj nuk po punon siç duhet

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreth 610,000 njerëz vdesin nga problemet e lidhura me zemrën çdo vit, vetëm në SHBA. Si burrat ashtu edhe gratë preken nga sëmundjet e zemrës për shkak të arsyeve të ndryshme që lidhen me mënyrën e jetesës.

Që dhe ju të ndërgjegjësoheni për shëndetin tuaj, abcnews.al do t’ju tregojë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me zemrën.

Dhimbje në krah

Shumë burra përjetojnë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa gratë përjetojnë të njëjtën dhimbje në njërin ose në të dy krahët. Disa gra kanë thënë gjithashtu se kanë përjetuar një dhimbje të pazakontë në bërryl para se të pësonin një sulm në zemër. Kjo ndodh sepse dhimbja nga zemra juaj kalon në palcën kurrizore, ku shumë nerva të trupit tuaj janë të lidhura dhe truri juaj ngatërrohet dhe mendon se krahu juaj ka dhimbje, kur në të vërtetë nuk është kështu.

Kollitje e vazhdueshme

Kollitja e vazhdueshme mund të jetë gjithashtu një shenjë e sëmundjes kardiovaskulare. Kollitja që përmban gjak është  një nga sinjal që tregon se keni probleme me zemrën. Sidoqoftë, kollitja është një nën-simptomë e një simptome shumë më serioze, e cila është dispnea dhe humbja e papritur e frymëmarrjes.

Nivelet ekstreme dhe të pazakonta të ankthit

Disa studime kanë treguar se njerëzit që vuajnë shpesh nga ankthi ekstrem janë të prirur për sëmundje të zemrës. Ankthi mund të shkaktohet ose nga mënyra e jetesës shumë stresuese ose nga çrregullime të ndryshme duke përfshirë çrregullimin e panikut dhe ankthin fobik. Disa nga efektet e ankthit në përfshijnë takikardinë, rritjen e presionit të gjakut dhe uljen e rrahjeve të zemrës.

Fryrje këmbësh

Kur zemra juaj nuk e pompon mirë gjakun, lëngu nga enët e gjakut rrjedh në indet përreth dhe këmbët tuaja janë vendi me i zakonshëm ku do të shkojë, për shkak të gravitetit. Kjo quhet edemë periferike dhe shumë njerëz që e kanë nuk kanë sëmundje të zemrës. Por akoma, është një simptomë shumë e zakonshme në mesin e pacientëve me sëmundje të zemrës dhe duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe.

Mungesa e oreksit dhe ndjenja e përzierje

Shumë pacientë që vuajnë nga sëmundje të zemrës tregojnë mungesë oreksi dhe/ose nauze edhe nëse kanë ngrënë vetëm disa kafshata. Arsyeja për këtë është një grumbullim i lëngjeve rreth mëlçisë dhe zorrëve që ndërhyjnë në tretjen e duhur. Këto simptoma zakonisht ndiqen nga dhimbje barku dhe nëse i përjetoni të gjitha së bashku, duhet të shkoni te mjeku.

Skuqjet e lëkurës ose njollat ​​e pazakonta

Ekzema dhe herpesi janë faktorë me rrezik të lartë të sëmundjeve së zemrës. Sipas një studimi, 48% e atyre që kishin ekzemë, rezultuan se vuanin nga presioni i lartë e i gjakut dhe 29% me kolesterol të lartë.  Nga ana tjetër, ata që kishin hepres kishin 59% më shumë gjasa të pësonin sulm në zemër.

Humbja e vetëdijes ose të fikët

Humbja e vetëdijes është një nga shenjat më të zakonshme tek pacientë që kanë probleme me zemrën. Kur zemra nuk pompon mirë gjak, bëhet shkak që qarkullimi i gjakut të bllokohet në një nga arteriet e bllokuara ose ngushtohet një valvul. Nëse ndonjëherë ndjeni gulçim dhe ju bie të fikët për një periudhë të shkurtër kohe, thirrni menjëherë një mjek dhe kontrolloni zemrën tuaj.

Lëkura juaj bëhet më e zbehtë ose merr një ngjyrë kaltëroshe

Kjo nuk është një nga simptomat më të zakonshme, por kur shfaqet, ndodh për shkak të fluksit të zvogëluar të gjakut, një numri të zvogëluar të qelizave të kuqe të gjakut dhe mund të jetë një shenjë që zemra juaj nuk pompon gjak ashtu si duhet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat