Të gjitha gabimet që bëni me bebet pa kuptuar; pediatrit këshillojnë të shmangni këto sjellje menjëherë

Shëndetësia

Të gjitha gabimet që bëni me bebet pa kuptuar; pediatrit këshillojnë të shmangni këto sjellje menjëherë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 16:15
Foto Ilustrim

Në ditët e sotme, ka kaq shumë rekomandime të ndryshme për mënyrën e rritjes së fëmijëve në mënyrë korrekte dhe ato shpesh janë mjaft të diskutueshme. Por mjekët dhe psikologët vazhdojnë të kryejnë eksperimente të reja, të analizojnë rezultatet dhe pastaj të bëjnë lista të reja rekomandimesh. Në fillim, këto këshilla mund të duken të çuditshme, por kur mësoni më shumë rreth detajeve, ato rezultojnë të jenë mjaft të dobishme.

Të gudulisni fëmijët: Ka ndodhur shumë herë që të rriturit kanë dashur t'i bëjnë fëmijët të qeshin dhe kështu ata fillojnë ti gudulisin. Por një studiues nga Universiteti i Kalifornisë zbuloi shumë vite më parë, se gudulisja nuk shkakton të njëjtën ndjesi lumturie siç kur bëni një shaka qesharake. Në këtë rast, fëmijët qeshin në mënyrë të pakontrollueshme si rezultat i një refleksi. Pothuajse të gjithë qeshin kur gudulisen. Por problemi është që fëmijët qeshin, edhe nëse urrejnë të gudulisen!

Vendosja e lodrave në shtratin e fëmijëve: Jo të gjithë prindërit e kuptojnë se për një gjumë të mirë, foshnjat kanë nevojë vetëm për një dyshek, një çarçaf dhe një batanije të vogël në rast se ftohet në dhomën e tyre. Sipas studimeve, para një moshe të caktuar, fëmijëve nuk u duhen jastëkë.

Gjithashtu, fëmijëve nuk u duhet ndonjë dekorim i veçantë për vendin ku ata flenë sepse lodrat e buta ose lodrat e çfarëdo lloji mund të bëhen problem në çdo moment. Ata mund ta zgjojnë fëmijën ose madje mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen nëse fëmija aksidentalisht e vendos fytyrën në lodër.

Vendosja e një drite të vogël në dhomën e gjumit: Lënia e dritës në dhomën e një fëmije për tërë natën nuk është një gjë e mirë. Hormoni i rritjes që prodhohet ndërsa jeni duke fjetur, prodhohet më mirë kur trupi është në errësirë totale.

Lëkundja e bebit: Prindërit shpesh gjenden në situata që e kanë të vështirë të vendosin fëmijën në gjumë. Ndonjëherë, ky proces zgjat kaq shumë kohë sa nënat dhe baballarët janë lodhur tashmë, por foshnja e tyre akoma nuk është.

Pediatërit pretendojnë se është e mundur të shmangni këto probleme nëse mësoni fëmijën tuaj të ndjekë një orar të gjumit që nga lindja dhe të shpëtoj nga çdo acarim i jashtëm dhe i brendshëm si uria, pelenat e lagura, zhurma, rrobat e pakëndshme dhe gjëra të kësaj natyre. Nëse nuk mund të shmangni lëkundjet e tyre atëherë të paktën mos e bëni për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat