Evropa ka hapur kutinë e Pandorës: Në luftën globale për vaksinat, të gjithë do të dalin të humbur

Shëndetësia

Evropa ka hapur kutinë e Pandorës: Në luftën globale për vaksinat, të gjithë do të dalin të humbur

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 01:00
Foto ilustruese

Bashkimi Evropian ka kërcënuar të kufizojë eksportin e vaksinave në vendet e treta, përfshirë Britaninë e Madhe, ndërsa ekziston shqetësimi i gjerë për futjen e ngadaltë të vaksinave në kontinent.

Udhëheqësit e industrisë janë seriozisht të shqetësuar se veprimet e BE-së do të nxisin vendet e tjera të ‘heqin’ blloqet tregtare dhe të hyjnë në botë ku do të zhvillohet një luftë e dëmshme tregtare mbi vaksinat, shkruan Business Insider.

Një grindje e shëmtuar midis BE dhe gjigandit farmaceutik Astrazeneca javën e kaluar rezultoi në kërcënimin se Evropa do të bllokonte eksportin e vaksinave të prodhuara në Evropë. Business Insider shkruan se kjo është një shenjë e hershme e një lloj nacionalizmi vaksinash që mund të përhapet në të gjithë botën.

Drejtuesit e industrisë kanë frikë se vendimet e BE i kanë dërguar një sinjal të rrezikshëm botës se “nacionalizmi i vaksinave” është një taktikë e pranueshme për të trajtuar një pandemi. Një burim nga Business Insider, i cili dëshironte të mbetej anonim dhe që është një nga përfaqësuesit e lartë të tregtisë ndërkombëtare, tha se “lëvizja e Komisionit Evropian hapi kutinë e Pandorës”.

“Është dërguar një sinjal shumë i rrezikshëm”, tha burimi anonim.

Një grup i madh ndërkombëtar i biznesit i tha Insajderit se konflikti hodhi një “re pasigurie” për shkak të përpjekjeve ndërkombëtare për të vaksinuar popullsinë e botës kundër Covid-19.

Ekziston një rrezik real që vendet e tjera tani të vendosin kontrolle mbi eksportët e vaksinave të prodhuara brenda kufijve të tyre, me qëllim që të mbrojnë popullsinë e tyre.

Prodhimi i vaksinave është përqendruar në shumë pak vende, të tilla si India. Çdo vendim nga një prej këtyre vendeve prodhuese për të futur kontrollet e eksportit më vete do të prishë seriozisht shpërndarjen globale të vaksinave.

Politikat e mbrojtjes së prodhimit tashmë janë “dalë në sipërfaqe” gjatë pandemisë së koronavirusit. Zyrtarët spanjollë kanë akuzuar Turqinë për marrjen e aparateve të frymëmarrjes të bëra nga pjesë nga Kina që ishin të destinuara për Spanjën. Këtë verë, Tunizia akuzoi Italinë për kapjen e një ngarkese alkooli mjekësor që po shkonte në atë vend të Afrikës së Veriut.

Problemi i madh është se ky apo edhe viti i ardhshëm nuk ka kapacitete të mjaftueshme prodhuese për të vaksinuar tërë popullatën botërore.

Sipas një raporti të publikuar nga OBSH zbuloi se, sipas normave aktuale, vetëm 10 përqind e botës do të vaksinohen kundër Covid-19 deri në fund të këtij viti dhe në fund të vitit 2022, ky numër do të rritet në vetëm 21 përqind.

Furnizimi i kufizuar pritet të përdoret pothujase ekskluzivisht për të imunizuar vendet e pasura që kanë blerë një numër të madh vaksinash. Por qasja nacionaliste do të sjellë kosto të mëdha të shëndetit publik duke zgjatur pandeminë dhe duke rritur shansin që lloji i ri të krijojë rezistencë ndaj vaksinave, të cilat gjithashtu do të mbanin kosto të larta ekonomike.

Javën e kaluar raporti përcaktoi se shpërndarja e pabarabartë e vaksinave kundër Covid-19 do t’i kushtonte ekonomisë globale nëntë miliardë dollarë, sepse pritet që pandemia të zgjasë.

Ekziston frika se në një luftë globale vaksinash, të gjitha palët do të humbnin përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat