Dy nga problemet që mund të përballeni me sistemin tretës pas lindjes

Shëndetësia

Dy nga problemet që mund të përballeni me sistemin tretës pas lindjes

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:56
Ilustrim

Gjatë periudhës së shtatzënisë, shumë gra kalojnë kohë duke u kujdesur për zhvillimin e foshnjes së tyre.

Mirëpo, pas lindjes, trupi i një gruaje kthehet në funksionin normal, veçse i duhet kohë për t’u rikuperuar shkruan BellyBelly.

Shumë prej tyre janë të befasuara kur zbuluan se sistemi i tretjes është delikatë.Për këtë arsyje, më poshtë mund të gjeni dy mënyra sesi sistemi i tretjes ndikohet pas lindjes:

Kapsllëku

Shumë gra përjetojnë kapsllëk pas lindjes dhe kjo ndodh për shumë arsyje:

-Ngadalësimi i sistemit të tretjes;

-Mungesa e përkohshme e tonit të muskujve në zonën e barkut;

-Medikamentet e përdorura për lehtësimin e dhimbjes pas lindjes;

-Përdorimi i vitaminave;

-Frika nga shtytja për shkak të hemorroideve

Çelësi për të parandaluar kapsllëkun është që sistemi i tretjes të mos ngadalësohet.Me këtë rast ju mund të shmangni atë duke:

-Konsumuar 2-3 litra lëng çdo ditë;

-Bëni ushtrime të rregullta

Problemet e lidhura me stresin

Ditët e para, javët, madje edhe muajt pas lindjes mund të jenë sfiduese madje edhe stresuese.Ju mund të keni pasur një lindje të vështirë dhe do t’ju duhet kohë për t’u rikuperuar, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat