Mos e teproni me Vitaminën C, këto janë disa nga efektet anësore të saj

Shëndetësia

Mos e teproni me Vitaminën C, këto janë disa nga efektet anësore të saj

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:41
Ilustrim

Që nga fillimi i pandemisë për shkak të direktivave të mjekëve kudo në botë pothuajse të gjithë njerëzit kanë pirë vitaminë C për të rritur imunitetin e trupit. Gjithsesi diçka vlen për çdo gjë në jetë: Ta teproni me ilaçe nuk është asnjëherë diçka e mirë. Mësoni efektet anësore të Vitaminës C për të kuptuar kur është momenti që duhet të ndaloni

Shumë vitaminë C mund të shkaktojë probleme me tretjen: Efekti anësor më i zakonshëm i marrjes së lartë të vitaminës C është shqetësimi i tretjes. Në përgjithësi, këto efekte anësore nuk ndodhin nga ngrënia e ushqimeve që përmbajnë vitaminë C, por përkundrazi nga marrja e vitaminës në formë suplementi. Ka shumë të ngjarë të përjetoni simptoma të problemeve të tretjes nëse konsumoni më shumë se 2,000 mg në të njëjtën kohë.

Vitamina C mund të shkaktojë mbingarkesë hekuri: Vitamina C dihet se rrit thithjen e hekurit nga organizmi jonë. Mund të lidhet me hekurin e llojit jo-hem, i cili gjendet në ushqimet bimore. Hekuri jo-heme nuk absorbohet nga trupi juaj me aq efikasitet sa hekuri I llojit heme, lloji i hekurit që gjendet në produktet shtazore. Vitamina C lidhet me hekurin jo-heme, duke e bërë më të lehtë për trupin tuaj që të thithë atë. Ky është një funksion i rëndësishëm, veçanërisht për individët që marrin pjesën më të madhe të hekurit nga ushqimet me bazë bimore. Një studim tek të rriturit zbuloi se thithja e hekurit u rrit me 67% kur ata morën 100 mg vitaminë C me një vakt. Sidoqoftë, individët të cilët kanë rrezik për grumbullimin e tepërt të hekurit në trup ndryshe të quajtur hemokromatoza, duhet të jenë të kujdesshëm me suplementet e vitaminës C.

Marrja e vitaminës C në doza të larta mund të çojë në krijimin e gurëve në veshka: Teprica e vitaminës C nxirret nga trupi si oksalat, një produkt i mbeturinave trupore. Oxalati zakonisht del nga trupi përmes urinës. Sidoqoftë, në disa rrethana, oksalati mund të lidhet me minerale dhe të formojë kristale që mund të çojnë në formimin e gurëve në veshka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat