Irritimi dhe skuqja e shkaktuar nga pelenat tek bebet shpesh kanë këtë shkaktar kryesor

Shëndetësia

Irritimi dhe skuqja e shkaktuar nga pelenat tek bebet shpesh kanë këtë shkaktar kryesor

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 20:37
Ilustrim

Të gjitha skuqjet e pelenave nuk shkaktohen nga i njejti burim. Përveç llojeve të ndryshme, bebet mund të zhvillojnë një skuqje të shkaktuar nga maja.

Nuk është gjithmonë e lehtë të dallosh ndryshimin, por ka rëndësi kur bëhet fjalë për trajtimin e lezioneve të dhimbshme, të kuqe dhe të vogëla si dhe parandalimin e infeksioneve në të ardhmen shkruan VeryWellFamily.

Burimi i majave që është përgjegjëse për skuqjen e pelenës është një kërpudhe e quajtur Kandidaza.

Ajo rritet më së miri në vende të ngrohta dhe me lagështi, të tilla si nën një pelenë të lagur.

Bebet që janë duke marrë antibiotikë, ose nënat e të cilave janë duke marrë antibiotikë ndërsa ushqehen me gji, ka më shumë të ngjarë të kenë një skuqje të pelenave të majave.

Shkaqe të tjera të zakonshme të skuqjes së pelenave të majave përfshijnë lëvizjet e shpeshta të zorrëve, acidet në jashtëqitje, pelenat shumë të ngushta dhe reagimet ndaj sapunëve ose produkteve të përdorura për të pastrimin e mbathjeve të brendshme.

– Masat parandaluese

– Mbajtja e pastër dhe e thatë e pelenës së bebit tuaj është parandalimi dhe trajtimi më i mirë për skuqjen e që vie nga majat.

– Lëreni bebën tuaj të “ajroset jashtë” duke qëndruar pa pelenë për gjysmë ore disa herë në ditë.

– Ndryshoni pelenën e bebës tuaj sapo ai urinon ose kalon jashtëqitje.

– Pastroni butësisht zonën e pelenës me ujë me çdo ndryshim të saj.

– Mbajeni zonën të thatë ose lejoni që përmes ajri të thahet.

– Vendosni pelenë në mënyrë të lirshme. Nëse është shumë i ngushtë, mund të irritojë lëkurën e bebës.

– Përdorni pelena absorbuese që mbajnë lagështinë jashtë lëkurës së bebës tuaj.

– Mos përdorni pelena për fëmijë që kanë parfume ose alkool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat