3 arsyet pse zgjoheni qullë në djersë gjatë natës – Nuk kanë fare lidhje me temperaturën

Shëndetësia

3 arsyet pse zgjoheni qullë në djersë gjatë natës – Nuk kanë fare lidhje me temperaturën

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 11:57
Foto Ilustrim

Shpeshherë fajësojmë temperaturën e lartë të dhomës ku flemë ose shtresën e tepërt, por arsyet janë të tjera.

Djersitja është një proces fiziologjik nëpërmjet të cilit eleminohen lëngjet e tepërta dhe toksinat nga organizmi.

Gjatë djersitjes sekretohen lëndët e dëmshme, siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa, dhe përmirësohet shëndeti kardiovaskular.

Ajo ndihmon gjithashtu në ruajtjen e temperaturës së trupit dhe përmirëson shëndetin kardiovaskular.

Por përveç stinës së verës, ku djersitja është proces mëse normal, trupi ynë prodhon djersë të tepërta edhe gjatë natës.

Shpeshherë fajësojmë temperaturën e lartë të dhomës ku flemë ose shtresën e tepërt, por arsyet janë të tjera.

1.Apnea penguese e gjumit : Apnea penguese e gjumit është një çrregullim i funksionit të frymëmarrjes, e karakterizuar nga ndalesa të frymëmarrjes gjatë gjumit.

Si rrjedhojë e mungesës së ajrit , trupi i njeriut djersin. Apnea shoqërohet edhe me shqetësime të tjera si gërhitja, lodhja gjatë ditës, dhimbja e vazhdueshme e kokës apo ndryshimet e humorit.

2.Menopauza : Menopauza shoqërohet me çrregullime hormonale të cilat sjellin djersitje gjatë natës. Gratë në menopauzë shpesh zgjohen me ndjesi mbytjeje dhe bezdisjeje të krijuar nga djersitja e vazhdueshme.

Përveç djersitjes shumë prej tyre paraqesin edhe çrregullime të tjera si cikël i parregullt, lëkurë e thatë dhe ndryshime të humorit.

3.Ankthi : Ankthi ose stresi kronik ndikojnë në shfaqjen e djersëve të tepërta.

Në raste të tilla është mirë që problemi të kapet që në gjenezë. Terapistët praktikojnë terapi kognitive të të sjellurit dhe ndihmojnë pacientët të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat