4 mënyra praktike për të përmirësuar dhimbjen e qafës

Shëndetësia

4 mënyra praktike për të përmirësuar dhimbjen e qafës

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Nuk ka rëndësi nëse jeni i ri apo në moshë më të madhe, dhimbjet e qafës nuk kursejnë askënd sidomos nëse keni një punë që ju vështirëson qëndrimin.

Për dhimbjet në atë zonë ka shumë shkaktarë, duke nisur nga gjumi i keq e deri tek qëndrimi me orë të gjata para kompjuterit.

Ne do ju tregojmë katër mënyra për të qetësuar dhimbjet e vazhdueshme në atë zonë pa shumë mundim:

1. Lëviz qafën njëherë në të majtën tënde dhe njëherë në të djathtën.

Mbaje për 5 deri në 7 sekonda në secilin pozicion dhe përsërit të njëjtat veprime 5 herë.

2. Provo të prekësh me mjekrën tënde gjoksin duke ushtruar presion tek qafa për 5 sekonda, më pas drejtoje kokën. Përsërite 5 herë.

3. Përkul qafën njëherë në të majtë pastaj ktheje drejtë dhe përsërite ushtrimin në të dyja anët e kokës.

4. Drejto trupin dhe sigurohu që të kesh qëndrim perfekt. Shty qafën para dhe mundohu të bashkosh shpatullat. Qëndro 5 sekonda dhe rikthehu në pozicion filestar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat