Ju janë shfaqur strijat pas shtatzënisë? 5 hapat që duhet të ndiqni për t'i eliminuar

Shëndetësia

Ju janë shfaqur strijat pas shtatzënisë? 5 hapat që duhet të ndiqni për t'i eliminuar

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 07:08
Ilustrim

Strijat mund të shfaqen kudo: vithe, kofshë, pulpë dhe gjoks, krahë si dhe në zonën e barkut. Konsiderohen si një nga problemet estetike më të përhapura tek gratë. Ndoshta eliminimi është tejet i vështirë, por parandalimi është i mundur.

Sidomos gratë që janë duke rikuperuar trupin e tyre pas lindjes, duhet të ndjekin pesë rregulla të cilat i parandalojnë strijat.

1.Pini sa më shumë ujë: Është e rëndësishme që të jeni vazhdimisht të hidratuara, pasi kjo gjë e ndihmon lëkurën të qëndrojë sa më e butë dhe elastike. 

2.Pasuroni regjimin tuaj ushqimor me sa më shumë vitaminë A: Vezët, karotat, nënproduktet e qumështit, peshku, brokoli, mëlçia e viçit etj janë burimet kryesore të kësaj vitamine.  

3.Trajtoni strijat me vaj kastori: Prej disa vitesh industria e produkteve kozmetike po i jep gjithmonë e më shumë rëndësi përdorimit të vajrave bimorë. Vaji i kastorit ka në përmbajtjen e tij acid rinicoleik, i cili lufton çarjet e lëkurës.

4.Masazhi me skrub: Një tjetër hap i rëndësishëm në trajtimin e strijave është masazhimi i vazhueshëm i lëkurës. Ky proces është shumë i rëndësishëm pasi ndihmon në eleminimin e qelizave të vdekura, si dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në atë pjesë të trupit ku keni më shumë strija.

5.Maskë me të bardhë vezësh: E bardha e vezës jo vetëm që është e shëndetshme, por përmban sasi të larta fitoelementësh, proteinash dhe kolagjeni, të cilët ndihmojnë në rigjenerimin dhe elasticitetin e lëkurës. Merrni 2-3 të bardha vezësh dhe kalojini për 1-2 minuta në frulator. Më pas bashkojini me 1 lugë gjelle vaj kokosi të ngrirë dhe masazhoni zonën ku keni strija dhe gjithfarë shenjash të mbetura në lëkurë. Nëse doni rezultat sa më efektiv, përsërisni këtë veprim 2 herë në ditë. Në fund lahuni me ujë të ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat