Dhimbjet e kokës/ Tre këshilla se si të shpëtoni prej tyre

Shëndetësia

Dhimbjet e kokës/ Tre këshilla se si të shpëtoni prej tyre

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:32
Ilustrim

Të gjithë përjetojmë herë pas herë dhimbje koke. Nga dhimbjet e kokës për shkak të dehidratimit deri tek dhimbja paralizuese emigrenës. Në fakt dhimbja e kokës është një ankesë shumë e zakonshme. Kjo është ndoshta veçanërisht e vërtetë për momentin.

Atë mund ta shkaktojë Covi-19, ashtu si qëndrimi ulur në tavolinën e punës për një kohë të gjatë, dhe mos dalja sa duhet nga shtëpia për të marrë ajër të pastër. Kur preken nga dhimbjet e kokës, reagimi i shumë njerëzve është të kërkojnë një ilaç kundër dhimbjeve. Dhe ato janë efektive. Por një zgjidhje më e mirë është të shqyrtohen arsyet pse po ndodh kjo dhimbje, sidomos nëse keni shumë lloje të ngjashme dhimbjeje.

Për shembull, dhimbjet në fytyrë apo ballë janë shenjë e dhimbjes së kokës të lidhur me sinusin, ndërsa dhimbja sikur të kanë goditur me një çekiç pas koke, është shpesh e lidhur me migrenën. Gjithsesi në analizë të fundit, të gjitha dhimbjet e kokës shkaktohen nga vazodilatacioni në kokë, pra zgjerimi i enëve të gjakut pranë trurit. Dhimbjet e kokës, janë një sistem i paralajmërimit të hershëm. Mënyra më e mirë për t’iu kundërvënë atyre, është të kuptojmë se për çfarë na paralajmërojnë ato.

1. Mendoni përtej kokës

Dhimbja e kokës, gjenerohet diku në kokën tonë, dhe ne e ndiejmë atë në kokën, ndaj e quajmë dhimbje koke. Por dhimbja e kokës është shumë më tepër se kaq. Ajo është një rrugë me dy kalime. Shkaku i dhimbjes sonë të kokës, mund të vijë ndonjëherë nga trupi ose sjellja jonë.
Dhe sigurisht, dhimbjet e kokës ndikojnë si tek trupi po ashtu edhe në sjelljen tonë. Nëse e shohim dhimbjen e kokës si diçka të izoluar në kokën tonë, atëherë nuk do ta kuptojmë kurrë shkakun e saj, apo sesi mund ta zbusim atë. Ata që vuajnë shpesh nga migrena e kuptojnë shumë mirë këtë gjë, dhe ndjekin në mënyrë shumë rigoroze dietën e tyre ushqimore dhe aktivitetet fizike.
Ata vëzhgojnë edhe lidhjen me motin, në mënyrë që ta zbulojnë se çfarë i shkakton këto dhimbje. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për shfaqjen e dhimbjeve në kokë në periudhat e stresit të madh emocional. Por ato mund të shkaktohen edhe nga stresi që ne vendosim në trupin tonë, për shembull përmes sjelljeve të këqija.

2. “Dëgjojeni” dhimbjen

Nëse keni një dhimbje në këmbë, kjo gjë mund t’ju pengojë në një ndeshje futbolli me shokët. Ju e dini që nëse do të luanit në atë gjendje, mund të bëni më shumë dëme, dhe shërimi i këmbës do të zgjasë më shumë. Por ne nuk priremi ta bëjmë një gjë në rastin e dhimbjes së kokës.
Ne pimë një qetësues të dhimbjeve ose një anti-inflamator, dhe vazhdojmë normalisht rutinën, edhe pse receptorët e dhimbjes po na thonë më të madhe se ka diçka që nuk shkon. Pirja e paracetamolit apo ibuprofenit do të ndikojë në shmangien e rrezikut, duke e zvogëluar inflamacionin, zgjerimin e mëtejshme të enëve të gjakut, dhe perceptimin e dhimbjes.

Por nëse nuk mund të adresojmë shkakun, dhimbja e kokës do të përsëritet. Ndonjëherë është e qartë: nëse keni një dhimbje koke prej sinusit, thjesht do të duhet të prisni që sinuset tuaja të pastrohen. Ndaj marrja e një ilaçi kundër dhimbjes, mund të jetë një qasje e mirë. Por nganjëherë strategjia jonë e përballimit, mund t’i përkeqësojë gjërat. Ne mund të vendosim të pimë një shishe verë për t’u çlodhur dhe hequr stresin. Por kjo shkakton dehidratim, një tjetër shkak i zakonshëm i dhimbjes së kokës.

3. Përdorni qetësuesit natyralë të dhimbjeve të trurit

Një mënyrë është të mbështetemi tek sistemi qetësues natyror i trurit, dhe të shtojmë kimikatet neurokimike që lidhen me lumturinë (si serotonina dhe oksitocina) dhe ato të shpërblimit (dopaminën). Të qeshësh duke parë një film komedi, të shijosh shoqërinë e një miku të mirë, ose të kënaqesh në intimitet me partnerin, që të gjitha do t’i rrisin këto hormone në shkallë të ndryshme.
Secila bllokon sinjalet e dhimbjes që vijnë nga trupi, dhe kjo jo vetëm që ju ndihmon të merrni një trajtim të dhimbjes së kokës tuaj, por edhe rregullon ekuilibrin e neurokimikateve, që ishin mekanizmi i gjendjes suaj emocionale të keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat