Rrëzohet ‘teoria’ se një ftohje mund të krijon antitrupa kundër Covid-19, zbulon studimi i fundit

Shëndetësia

Rrëzohet ‘teoria’ se një ftohje mund të krijon antitrupa kundër Covid-19, zbulon studimi i fundit

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:21
Ilustrim

Gjatë vitit të kaluar, të gjithë kemi qenë të përqendruar në një gjë: shmangien e Covid-19.

Ndërsa ne i dimë masat bazike shëndetësore që mund të na mbajnë të sigurt nga virusi si- larja e duarve, ruajtja e distancës shoqërore dhe mbajtja e maskës shkruan Best Life.

Në anën tjetër, hulumtimet kanë vërtetuar se disa faktorë gjenetikë ose të mënyrës së jetesës mund t’ju ofrojnë mbrojtje të shtuar, për shembull si lloji i gjakut.

Fatkeqësisht, një studim i ri sapo ka rrëzuar një teori madhore që do të kishte qenë një lajm i mirë për shumicën prej nesh.

Është thënë se një ftohje e zakonshme do t’ju mbrojë nga Covid-19, mirëpo kjo nuk po del të jetë plotësisht e vërtetë.

Sipas një studimi të ri të botuar më 9 shkurt në revistën Cell është zbuluar se pasimi i një ftohjeje të zakonshme nuk do të ndalojë që dikush të sëmuret me Covid.

Studiuesit nga Universiteti i Pensilvanisë analizuan mostrat e gjakut nga 251 njerëz të marrë para pandemisë të cilët më pas vazhduan të infektoheshin me Covid dhe i krahasuan ato me 251 mostra nga ata që nuk ishin infektuar me Covid.

Sipas studimit, ndërsa shumë prej këtyre pacientëve kishin antitrupa nga infeksionet e mëparshme të ftohjes, këto raste nuk kishin asnjë ndikim në faktin nëse dikush përfundoi ose jo me Covid.

Ekspertët më parë mendonin se ftohjet mund të siguronin një imunitet nga Covid-19.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ftohja e zakonshme është rezultat i një koronavirusi të zakonshëm njerëzor.

Dhe ndërsa ky koronavirus është i ndryshëm nga Sars-CoV-2, i cili shkakton Covid-19, lidhja e tyre bëri që disa ekspertë të teorizojnë se një ftohje e mëparshme mund të prodhojë antitrupa që do të mbronin njerëzit nga koronavirusi i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat