Nëse nuk e keni konsumuar deri më tani, filloni tani: Ja arsyet pse duhet ta pini çajin e zi

Shëndetësia

Nëse nuk e keni konsumuar deri më tani, filloni tani: Ja arsyet pse duhet ta pini çajin e zi

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:00
Foto Ilustrim

Në bazë të disa studimeve të cilat i sjell revista britanike "Telegraph", çaji i zi do të mund të parandalonte humbjen e masës së eshtrave në periudhën më të vonshme kohore apo në pleqëri, pasi që çaji përmban antioksiduesin i cili mundet ta ndalojë humbjen e masës së eshtrave.

Sipas studimeve çaji i zi po ashtu do të mund të ndihmonte në shërimin e osteoporozës, por se duhet të konsumohet në sasi të madhe, kanë vërtetuar ekspertët japonezë që ishin marrë me studimin.

Skipi i ekspertëve i prirë nga shkencëtari i njohur Keiza Nishikawanga universiteti Osaka kanë vërtetuar se antioksiduesi "teaflavin-3" (TF-3) ndikon në atë mënyrë që pamundëson funksionimin e enzimave të ADN-së, që e dëmton indin e eshtrave. Në bazë të studimit që ishte botuar në revistën mjekësore "Nature Medicine", minjtë të cilët kishin vuajtur nga osteoporoza kishin marrë "TF-3" kishin volum më të madh të masës së eshtrave, në krahasim me ata që kishin masë të shëndetshme kurrizore.

Në bazë të studimit, personat e rritur do të duhej të pinë 60 gota me çaj të zi brenda tri ditëve për t'i vërejtur ndryshimet në eshtra. Osteoporoza sidomos prek femrat në moshën e shtyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat