Çfarë ndodh direkt pas vaksinës: Mjekët tregojnë disa prej efekteve

Shëndetësia

Çfarë ndodh direkt pas vaksinës: Mjekët tregojnë disa prej efekteve

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Mjeku Panagis Galiatsatos, pyetur nga Bustle, thotë se mund ta krahasojmë reagimin e trupit ndaj vaksinave kundër Covid-19 me një seancë palestre: Kur shkoni, fillimi mund të jetë i vështirë dhe nuk ndiheni aq mirë, pasi sistemi juaj imunitar po ringjallet. Mund të përjetoni të dridhura, shqetësime, dhimbje muskualare ose ngërçe – Të gjitha shenja se sistemi juaj imunitar po funksionon.

Personalisht, Galiatsatos thotë se ai dhe gruaja e tij përjetuan të dridhura, dhe gruaja e tij gjithashtu kishte temperaturë të ulët.

Disa njerëz mund t’i përjetojnë këto efekte anësore (ose të ngjashme) menjëherë, por për të tjerët, mund të duhen disa orë. Janelle Ringer, 27 vjeç, specialiste e marrëdhënieve me publikun, në një qendër traume në Kaliforninë Jugore, thotë se ndihej mirë pas vaksinës, të cilën e bëri në mëngjes. Megjithatë, gjatë natës, ajo kishte dhimbje, dhimbje muskulore dhe të dridhura.

“U ndjeva pak e plogësht të nesërmen, por dhimbja dhe dridhjet ishin zhdukur”, shprehet ajo.

Për disa njerëz, doza e dytë mund të sjellë efekte anësore më të rënda se e para, thotë Galiatsatos, megjithëse ai i ndjeu ato më shumë në dozën e parë. Mjekët theksojnë se deri tani, këto efekte konsiderohen normale dhe janë të përkohshme.

Megjithatë, trupat reagojnë në mënyra të ndryshme, prandaj asgjë nuk është absolute. Shumë njerëz janë vaksinuar dhe nuk kanë ndjerë as edhe një ndryshim apo efekt anësor në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat