Fëmija juaj është i lodhur vazhdimisht? Ky mund të jetë problemi

Shëndetësia

Fëmija juaj është i lodhur vazhdimisht? Ky mund të jetë problemi

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Gjithçka që duhet të dini për lodhjen e fëmijëve.

Fëmijët shumë shpesh ankohen për lodhje, por kjo shpesh mund të jetë për arsye të thjeshta, si p.sh. në fund të një dite të zënë, nuk kanë fjetur mjaftueshëm, ose po përpiqen t’i ikin një aktiviteti që nuk  e pëlqejnë

Edhe kur janë sëmurë, fëmijët shpeshherë ndjehen të lodhur ose kanë nevojë për më shumë pushim që të ndjehen më mirë.

Por nëse fëmija ankohet vazhdimisht për lodhje, dhe aktivitetet e përditshme nuk po arrijnë të zhvillohen si zakonisht, edhe ato që ata i kanë qejf, atëherë ky mund të jetë një problem pak më serioz.

Këto janë disa prej arsyeve pas asaj lodhje të vazhdueshme që ka fëmija:

Problemet me gjumin

Kjo ka kuptim, sigurisht, nëse fëmija nuk fle mjaftueshëm, ose nuk bënë gjumë kualitativ. Kjo mund të shkaktohet se fëmija nuk ka fjetur 8-10 orë, siç ka nevojë.

Problemet e gjumit zakonisht janë pasojë e zgjimit gjatë natës si shkak i gjumit të lehtë, ose nga Apnea, që është problem që shkakton vështirësi të frymëmarrjes gjatë gjumit tek fëmijët.

Efekt anësorë i medikamenteve

Shumë medikamente mund të shkaktojnë vështirësi me gjumin, sidomos terapitë e zakonshme kundër alergjive.

Infeksionet si virusi Epstein-Barr

Disa infeksione i bëjnë fëmijët të ndjehen shumë të lodhur, dhe mund të zgjasin nga disa javë deri në disa muaj. Sidoqoftë, duhet të trajtohen.

Sëmundjet kronike, si astma

Kur sëmundjet kronike nuk janë duke u trajtuar, ato shkaktojnë plogështi. Arsyeja dallon nga sëmundja. Për shembull, fëmijët me astma, ndjenjë vazhdimisht vështirësi në frymëmarrje, që i bënë të ndjehen të lodhur.

Gjithashtu mund të jetë problemi me gjëndrat tiroide, që nuk prodhojnë mjaftueshëm hormone duke e bërë metabolizmin të ngadaltë ose anemia, që shkaktohet nga mungesa e qelizave të kuqe të gjakut që bartin oksigjenin nëpër trup.

Problemet me zemrën

Është shumë e rrallë, por nëse zemra e fëmijës është e dobët, fëmija ndjen lodhje vazhdimisht.

Kanceri ose sëmundje të tjera serioze

Edhe këto janë të rralla por lodhja është një prej simptomave të para.

Depresioni, ankthi ose probleme me shëndetin mendor

Nëse një fëmijë kalon një jetë të vështirë për çfarëdo arsye, është normale që ata të ndjenjë ankth ose të vuajnë nga depresioni. Lodhja dhe plogështia janë shenja dalluese të depresionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat