Stresi është ngjitës njësoj si sëmundjet virale

Shëndetësia

Stresi është ngjitës njësoj si sëmundjet virale

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Stresi është ngjitës njësoj si gripi. Sipas Universitetit të Hawait stresi është njësoj si një sëmundje, të cilën mund ta marrim dhe të infektohemi nga të tjerët, ku pas periudhës së inkubacionit dalin në pah të gjitha shenjat e saj.

Kjo gjë ndodh kur jemi të detyruar të durojmë miqtë, kolegët, të afërmit, që ankohen për vuajtjet e tyre, problemet dhe shqetësimet që mund të kenë.

Ndjenjat negative që mund të ketë dikush, të përjetuara çdo ditë, e detyrojnë personin që i dëgjon ato që t’i përjetojë njësoj si të ishin problemet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat