Këshilla për shtatzëna: Si t’i zbusni ngërçe

Shëndetësia

Këshilla për shtatzëna: Si t’i zbusni ngërçe

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Ato kryesisht shfaqen gjatë natës dhe shpesh zgjasin rreth një minute.

Shumica e shtatzënave shpesh mund të ndiejnë ngërçe në shputa, kofshë dhe muskuj të nëngjurit gjatë muajve të fundit të shtatzënisë.

Për t’i zbutur ngërçet, përpiquni të vini kompresa të ngrohta në vendet në të cilat shfaqen.

Me ushqim të duhur me vitamina dhe me konsumim të shtuar të kalciumit dhe magnezit, gjithashtu, mund të pengoni shfaqjen e ngërçeve të reja.

Përpiquni të bëni dush apo të laheni me ujë të ngrohtë, duke drejtuar vrushkullin e ngrohtë të ujit në zonën e ngërçeve.

Gjithashtu, nëse ngërçet nuk pushojnë, mos harroni të konsultoheni me mjekun tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat