Shpëtoni nga flokët e thinjur me këtë përbërës

Shëndetësia

Shpëtoni nga flokët e thinjur me këtë përbërës

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:36
Ilustrim

Pavarësisht nëse jeni 30 apo 60 vjeç, flokët do të thinjen në një moment të caktuar të jetës. Disa njerëz vënë re shfaqjen e fijeve gri që në të 20-at apo 30-at. Shumë njerëz preferojnë t’i lyejnë flokët në ngjyrën origjinale për t’i mbuluar thinjat. Por për fat të mirë, ekziston një truk që mund t’ju ndihmojë të luftoni flokët e thinjura.

Ajo që ju duhet janë disa patate. Lëvoret e patates përmbajnë katekolazë, një enzimë që përdoret gjithashtu në produktet kozmetike për të barazuar tonin e lëkurës. Kjo enzimë funksionon dhe për flokët, pasi dot të shtojë pak ngjyrë në flokët tuaj. Lajini mirë lëkurat e patatet dhe vendosini në një tenxhere.

Shtoni dy gota ujë dhe lërini të ziejnë për rreth 5 minuta. Aplikojeni lingun në flokë dhe lëreni të qëndrojë për rreth 50 minuta. Më pas lajini flokët me shampo si zakonisht dhe do të vini re se flokët e thinjura janë errësuar.

Përsëriteni këtë metodë sa më shpesh derisa të arrini një efekt të përhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat