3 arsye pse ju duhet kremi për mbrojtje nga dielli gjatë dimrit

Shëndetësia

3 arsye pse ju duhet kremi për mbrojtje nga dielli gjatë dimrit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

3 arsye pse ju duhet kremi për mbrojtje nga dielli gjatë dimrit

Përdorimi i kremit për mbrojte nga rrezet e diellit gjatë dimrit është aq thelbësor sa në verë.

Mirëpo shumica nga ne e neglizhojmë këtë pjesë dhe nuk kujdesemi për lëkurën gjatë dimrit, duke mos përdorur kremra të tilla.

Rrezet e diellit shpesh dinë të jenë të forta edhe gjatë dimrit dhe ju duhet të mbroheni nga to. Ekzistojnë tri arsye kryesore se duhet ta bëni një gjë të tillë, transmeton Indeksonline.

Për tu mbrojtur nga rrezet UV

Ne gabojmë kur mendojmë se gjatë dimrit rrezet ultra vjollcë janë më pakë të dëmshme dhe më pak të fuqishme. Pa marrë parasysh se sa trash vishemi dhe mbulohemi gjatë dimrit, rrezet e fuqishme UV ende mund të depërtojnë dhe ato janë njësoj të rrezikshme.

Gjithashtu, ne mendojmë se rrezet janë më pak të dëmshme ngaqë ka vranësira dhe ato nuk mund të dezertojnë lehtë, Në të vërtetë, 80 për qind e rrezeve të diellit mund të kalojnë përmes reve dhe janë më të fuqishëm se ato që ne përballemi në ditët me diell.

Për tu mbrojtur nga kushtet e vështira atmosferike

Moti i ftohtë dhe ajri i thatë i shkaktojnë dëme lëkurës suaj duke përshpejtuar plakjen e parakohshme, nëse nuk kujdeseni siç duhet për lëkurën, sipas “indexonline”. Kur shtojmë këtu edhe rrezet e diellit, dëmet janë të shumëfishta andaj kjo është edhe një arsye më tepër për të përdorur kremin adekuat për mbrojte nga diellit.

Për të parandaluar plakjen e parakohshme të lëkurës

Thatësia e ajrit ulë lagështinë natyrale të lëkurës gjatë dimrave. Kjo e bën lëkurën tuaj më të ndjeshme dhe më të rrudhosur. Të gjitha këto ju bëjnë të dukeni të moshuar. Për këtë duhet të aplikoni aplikoni mbrojtësin nga diellit dhe jo vetëm në fytyrën tuaj por edhe në pjesë të ndryshme të trupit të cilat ekspozohen ndaj diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat