Ja si të zvogëloni njollat e moshës në pak kohë

Shëndetësia

Ja si të zvogëloni njollat e moshës në pak kohë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Pigmenti i errët dhe njollat kafe janë ndër shqetësimet që përjetojnë njerëzit përgjatë moshës. Mund të shfaqen kudo, në fytyrë, këmbë apo duar dhe kur plakemi këto shenja fillojnë dhe bëhen më të dukshme.

Një nga shkaqet kryesore është ekspozimi pa kriter ndaj rrezeve të diellit.

Këto njolla nuk janë të rrezikshme në vetvete, por nëse bëhen më të errëta ose më të kuqërremta, është e nevojshme të konsultoheni me një mjek. Por ekzistojnë dhe truqe që mund t’ju ndihmojnë t’i zbehni. Një përbërës i zakonshëm që bën mrekulli është qepa. Qepët përmbajnë antioksidantë, të cilët ndikojnë në shtresat e sipërme të lëkurës, shkruan abcnews.al.

Gjithashtu dhe uthulla e mollës njihet si një “ilaç” për këtë problem. Për këtë arsye, miksoni në një blender qepën me uthullon e mollës. Më pas me një copë pambuku aplikojeni në zonat ku janë shfaqur shenjat. Lëreni për pak kohë dhe shpërlajeni.

Përsëriteni këtë metodë çdo ditë derisa të arrini rezultatin e dëshiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat