Pastrimi pranveror i organizmit

Shëndetësia

Pastrimi pranveror i organizmit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Shenja e parë se keni nevojë për një detoksim të organizmit është ndjenja e lodhjes, tretja jo e mirë, përqendrim i dobët, probleme me lëkurën, dhimbje të kokës. Koha ideale për pastrimin gjeneral të organizmit është periudha pas dimrit.

Rregullat janë gjithmonë "të freskat janë të shëndetshme" prandaj ju sugjerojmë të hani pemë dhe perime të freskëta, drithëra dhe bishtajore, gjellë të erëzuar me vaj ulliri dhe lëng limoni.

Sugjerohen edhe pemë të thata, brokol dhe hudhra, artiçokë, lakër jeshile.

Nga drithërat, tërshërë, elb, mel, oriz integral. Çaji i gjelbër jo vetëm se pastron helmet, por me antioksiduesit forcon edhe mëlçinë dhe punën e saj. Po ashtu shërben edhe çaji nga farat e lirit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat