Vaskularizimi apo furnizimi me gjak i zorrës së trashë 

Shëndetësia

Vaskularizimi apo furnizimi me gjak i zorrës së trashë 

Nga: Dr. Agon Bislimi Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:42
Ilustrim

Vaskularizimi i zorrës së trashë realizohet ose  bëhet nga arteria mezenterike superiore dhe inferiore. 

Arteria mezenterike superiore me anë të degëzimeve të saj , përkatësisht arteria ileocolica , colica dextra dhe colica mediana furnizon me gjak cekumin , kolonin ascendent dhe pjesën proksimale të kolonit transevers. 

Arteria mesenterica inferior , nëpërmjet degëve të saj arteria colica sinister , arteria sigmoidea dhe arteria hemorroidea superior vaskularizon pjesën distale të kolonit transvers , kolonin descendent ,sigmën dhe pjesën e sipërme të rektumit. 

Nga arkada marginale e Drummond-it dalin vasa recta të kolonit. 

Anastomoza midis arteries mezenterike të sipërme dhe të poshtme quhet harku i Riolanit i cili ka pozicion qendror. 

Njohja e vaskularizimit të zorrës së trashë ka rëndësi për ndërhyrjet kirurgjike-onkologjike dhe anastomozat.

Drenimi venoz ndjek të njëjtën rrugë duke formuar dy vena kryesore mezenterike e djathtë (superior) dhe e majtë (inferior) .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat