Kur mund të kryeni marrëdhënie seksuale pasi keni lindur

Shëndetësia

Kur mund të kryeni marrëdhënie seksuale pasi keni lindur

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Trupi i femrës do kohë që të vijë sërish në formë, qoftë nëse lind në mënyrë natyrale, qoftë me prerje cezariane. Shumë mjekë rekomandojnë që të mos kryeni marrëdhënie pa kaluar katër deri në gjashtë javë.

Gjatë kësaj kohe, qafa e mitrës mund të mbyllet plotësisht dhe çdo hapje apo lëndim mund të jetë mbyllur dhe shëruar.

Qëndrojini sa më pranë njëri-tjetrit: mund ta ruani intimitetin në shumë mënyra. Mundohuni që gjatë ditës të lidheni me njëri-tjetrin me anë të telefonatave të shkurtra, duke dërguar mesazhe elektronike apo mesazhe në telefonin celular.

Kushtojini pak kohë njëri-tjetrit para se të nisni ditën, apo ndërkohë që bëheni gati për të shkuar në shtrat. Kur të jeni gati për të kryer marrëdhënie, merreni sa më qetë dhe përdorni kontraceptivë, që të parandaloni ndonjë shtatzëni tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat