Ekspertët ngrejnë alarmin: Numri i spermatozoideve po kërcënojnë mbijetesën njerëzore

Shëndetësia

Ekspertët ngrejnë alarmin: Numri i spermatozoideve po kërcënojnë mbijetesën njerëzore

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Kërcënimi më i madh për mbijetesën e njerëzimit mund të mos jetë një asteroid  apo ndryshimi i klimës. Ndëshkimi i njerëzimit mund të fshihet tek burrat.

Shanna Swan, një epidemiologe mjedisore dhe riprodhuese në Shkollën e Mjekësisë të Icahn në Mount Sinai në New York, paralajmëron se numri i spermatozoideve po bie në të gjithë globin, dhe deri në 2045 mesatarja e numrit të spermës mesatare të njeriut mund të jetë afër zeros.

Swan dhe bashkëautorja Stacey Colino kanë shkruar një libër që paralajmëron krizën e pjellorisë, me titullin: “Numërimi i mbrapshtë! Si bota jonë moderne po kërcënon numërimin e spermatozoideve, duke ndryshuar zhvillimin riprodhues të meshkujve dhe femrave dhe duke e imperilizuar të ardhmen e njeriut “.

Në libër, ato paralajmërojnë se numri i përgjithshëm i spermatozoideve në botën perëndimore ka rënë me rreth 59% në vitet midis 1973 dhe 2011.

Në libër thuhej se njeriu deri në vitin 2025 mund të mos ketë më një spermë të qëndrueshme, statistikat tregojnë se kjo është një gjë shumë shqetësuese. Swan thotë se ky fenomen është shumë shqetësues dhe lidhet me stilin e jetesës dhe me një ekuilibër pune dhe jete shumë të ndryshme nga brezat e mëparshëm. Ndotja është gjithashtu një tjetër faktor i rëndësishëm.

Swan thotë se kimikatet në mjedis po prishin ekuilibrin tonë hormonal, duke rritur rrezikun e shkatërrimit riprodhues. Faktorë të tjerë që po ulin riprodhimin janë pirja e duhanit, kanabisit dhe mbipesha. Këta faktorë mund të jenë dhe arsyeja pse po rritet numri i djemve që po lindin me anomali të konsiderueshme të organeve gjenitale dhe numrit të shtuar të aborteve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat