Ja sa rrezikoheni nga infektimi kur preket dikush në familje

Shëndetësia

Ja sa rrezikoheni nga infektimi kur preket dikush në familje

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 10:55
Ilustrim

Vetëm një në dhjetë persona që preken nga koronavirusi ia kalon atë njerëzve me të cilët jetojnë në familje.

Kështu thuhet në një studim të kryer në Boston të SHBA.

Sipas gazetës Daily Mail, shkencëtarët amerikanë kanë analizuar të dhënat nga 7 mijë familje dhe kanë zbuluar se vetëm 10 përqind e kalojnë infeksionin te anëtarët e familjes.

Studimi zbuloi se mundësia që të infektohen të tjerët është më e ulët në familje me numër më të madh banorësh.

Për shembull, dikush që jetonte në një familje me 3 deri në 5 persona ishte 20 përqind më pak i rrezikuar se dikush që jetonte në familje me dy persona.

Rreziku për infektim shtohej me 31 përqind nëse dikush kishte astma, 67 përqind te personat me kancer dhe 35 përqind nëse një anëtar i familjes ishte obez.

Megjithatë, rreziku i infeksionit shtohej me dyfishin te personat me sëmundje të mëlçisë.

Studimi duket se konfirmon të dhënat e një tjetër hulumtimi të kryer në dhjetorin e kaluar në Kanada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat