Koronavirusi: A mundet një person i vaksinuar të përhapë COVID-19?

Shëndetësia

Koronavirusi: A mundet një person i vaksinuar të përhapë COVID-19?

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Disa ekipe hulumtuesish po marrin rezultate shumë premtuese se përgjigja është jo.

Ekspertët shëndetësorë ende mbeten jo të bindur nëse vaksinat parandalojnë rastet asimptomatike – kontraktimi i virusit por mungesë e simptomave. Nëse këta njerëz që vaksinohen ende mund të infektohen dhe përhapin koronavirusin tek të tjerët, atëherë do të jetë e vështirë të ndalohet përhapja e Covid-19.

Nëse njerëzit ‘fshehurazi’ infektohen me koronavirus, ata do të mund të transmetonin atë, potencialisht duk sëmurë njerëzit që nuk janë imunë.

Një model i zhvilluar nga hulumtuesit në Qendrën për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse në janar kishte zbuluar se njerëzit pa simptoma të shfaqura transmetojnë më shumë se gjysmën e rasteve të koronavirusit.

Por ka dëshmi që po shtohen se njerëzit që po vaksinohen nuk e përhapin virusin edhe aq, apo fare.

Vaksina ideale është ajo që prodhon atë që njihet si imunitet sterilizues, që do të thotë s sistemi juaj i imunitetit është i aftë të ndaloj patogjenet, përfshi viruset, nga shumëzimi brenda trupit tuaj. Jo të gjitha vaksinat e arrijnë këtë standard. Vaksina e fruthit dhe rubeolës e ofrojnë këtë mbrojtje, ajo kundër hepatitis B jo.

Prof. Gili Regev-Yochay nga Izraeli ka thënë se disa ekipe hulumtuese izraelite tani po hetojnë rreth çështjes së transmetimit të vaksinës së koronavirusit dhe “rezultatet janë mjaft premtuese”.

Vaksina e Moderna kishte rezultate pozitive që njerëzit që infektoheshin kishin më pak gjasa të transmetonin sëmundjen në fazën e hershme të raportimit, që i ishte dorëzuar agjencisë amerikane FDA në dhjetor të vitit të kaluar kur ishte aprovuar për shfrytëzim.

Gjatë Fazës III të provave klinike, hulumtuesit e Moderna testonin pjesëmarrësit për të parë nëse kishin virusin kur shkonin për dozën e dytë dhe pastaj krahasuan rezultatet e atyre që kanë marrë vaksinën dha atyre që ju është administruar placebo.

Ata vërejtën rëni prej dy të tretat në numrin e infektimeve asimptomatike mes njerëzve që kishin marrë dozën e parë krahasuar me ata që kishin marrë placebo.

niversiteti i Oxford në provat e tyre klinike për vaksinën e AstraZeneca po ashtu kishin vëzhguar pacientët për virusin. Raporte të ndryshme të universitetit shfaqnin reduktim prej 49 % dhe 67 % në testet pozitive në mesin e të vaksinuarve krahasuar me ata të pa vaksinuar.

Këtë javë raporti i vlerësimit nga Shëndeti Publik Angli ka dalë me rezultate që janë publikuar në revistën shkencore britanike The Lancet. Ata matën ndikimin e një doze të vaksinës së Pfizer për një periudhë tetë javore dhe “gjetën dëshmi të forta se vaksinimi në personave të rritur të moshës së punës do të reduktonte konsiderueshëm infektimin me SARS-CoV-2 asimptomatik dhe simptomatik, si rrjedhojë duke reduktuar transmetimin e infektimit në popullatë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat