Gjidhënia zvogëlon ndjeshëm rrezikun nga diabeti i tipit II, tregon studimi

Shëndetësia

Gjidhënia zvogëlon ndjeshëm rrezikun nga diabeti i tipit II, tregon studimi

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 07:59
Ilustrim

Egzistojnë arsyje të shumta për të vazhduar gjidhënien, e një ndër ato është se zvogëlon rrezikun për diabet shkruan BellyBelly.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon ushqyerjen me gji në gjashtë muajt e parë.Pas kësaj, rekomandohet ushqyerja me ushqime për bebet, dhe duhet vazhduar gjidhënien deri në moshën dy vjeçare të fëmijës suaj.

Benefitet e gjidhënies

Studimi i mëparshëm ka treguar një lidhje mes ushqyerjes me gji dhe diabetit të tipit II.Sipas këtij studimi, gjidhënia zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit II.

Në këtë studim, studiuesit monitoruan më shumë se një mijë gra, për një periudhë 30-vjeçare.

Studiuesit analizuan të dhënat dhe gjetën se gratë gjidhënëse për gjashtë muaj ose më shumë kishin zvogëluar për 25% rreziqet për zhvillimin e diabetit të tipit II, krahasuar me nënat që nuk kishin praktikuan gjidhënien (për arsyje të ndryshme shëndetësore).

Kjo sugjeron se marrëdhënia mes gjidhënies dhe rrezikut të zvogëluar për zhvillimin e diabetit bazohet në mekanizma biologjik që lidhen drejtpërdrejt me gjidhënien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat