Rakia e arrës shëron gjëndrën tiroide, përshpejton metabolizmin!

Shëndetësia

Rakia e arrës shëron gjëndrën tiroide, përshpejton metabolizmin!

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Likeri shërues që e pëlqejnë bash të gjithë.

Arrat shërojnë sëmundje nga më të ndryshme, mirëpo ndihmojnë jashtëzakonisht në problemet e gjëndrës tiroide, fytit, rrugëve respiratore si edhe bronkitit, mirëpo edhe për forcim të imunitetit.

Mjekësia popullore rekomandon rakinë e arrës për shërimin e anemisë, por edhe si ndihmë të parë te problemet me stomakun dhe për përshpejtim të tretjes, shkruan Hayat.

Ende nuk është vonë për bërjen e likerit nga arrat.

Ju nevojiten:

∙ 40 arra,

∙ 1 kg mjaltë,

∙ 1 l raki.

Përgatitja:

Vini dorezat dhe arrat e reja pritni imët, qitni në një kavanoz të madh qelqi dhe sipër tyre shtoni 1 kg mjaltë dhe 1 l raki.

Mbyllni me kapak të përshtatshëm dhe lini që kavanozi të qëndrojë në diell 40 ditë.

Kohë pas kohe përzieni përmbajtjen me lugë plastike.

Përdorimi:

Çdo mëngjes në lukth të zbrazët pini nga një gotë të vogël rakie të këtij likeri.

Likeri është jashtëzakonisht i pasur me jod, andaj është ilaçi kurë e vërtetë për sëmundjet e gjëndrës tiroide.

Para shërbimit, likerin tundeni lehtë në mënyrë që të ngrihen shtresa shëruese.

Si aperitiv, likerin shërbejeni me akull dhe me fetë limoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat